Një stinë për Njerinë - Nga Vangjush Ziko

I palosa gazetat,
as ekranet televizive s'i hapa.
Po shfytyrohet jeta!
Përjashta
pranvera mbuloi plagët e dimrit
me kadifen e gjelbër,
orkestrat e zogjve
luajnë për ne
stinët e Vivaldit.
Me gjuhën time të belbër
orkestroj rrokjet e vargut,
mornicat trupin ma veshin,
m'i nxijnë thinjët.
Aranxhoj dhimbjet,
gëzimet,
mëkatet,
shpresat tona sakate.
Këndoj stinën e sertë,
për Njerinë.
©Vangjush Ziko