Letërsi

VANGJUSH ZIKO: STINËT E SHPIRTIT

në fytyrë
patjetër 
një rrudhë e re

dhe thinjët
shtohen çdo ditë
patjetër

kosit mjekrën e ashpër
çdo mëngjes 
para pasqyrës

mbijnë përsëri
kujtimet e thinjura

nuk çuditem 
me dimrin tim
dhe hendekun e rrudhave
në fytyrë

çelin stinët 
me brymën e nëntorit
dhe vesën e majit
mbi rrokjet e vargut

ndërrohen stinët
e shpirtit
(dhe poezisë)
si profecitë mistike

Tagged under Vangjush Ziko