Alban Bala: Më prit
Në asnjë luftë nuk kam qenë. Nuk njoh asnjë trojan,
S'e di kush është Helena dhe historia e saj.
Askush nuk më mbajti veç etjes për rrugët.
Legjendat janë udhetime që bëhen fjalë.
Kur vij tek ty unë nuk kam asnjë fjalë.
Nuk quhem Uliks as kur kthej, as kur iki.
Nuk ka pëlhurë që ta masë mungesën.
Toka eshte një det që rrotullohet si sytë
Poshtë hapave të ëndrrës.
Më prit më fort atëherë kur të mos jem.
I kam dëgjuar sirenat dhe kam takuar vdekjen
Kam kaptuar botën me frikën e jetës.
Për ty më merr malli dhe kur të kam afër.
Kur jemi larg më merr malli për veten.
Më gjej pranë teje sa herë të jesh vetëm.
Më shiko ku nuk jam dhe më krijo me zemer
Si një këngë që flladit lulediejt në ag.
Më fol me dëshira në udhëtimin e endrrës
Dhe më prit mbi buzët e çelura si prag.
Dua të të dhuroj një kalë të bardhë dallgësh...











