Letërsi

Flokët e brishtë të fjalëve

Nga: Alban Bala

Në cirkun e madh ekuilibristi ecën mbi tel

Si unë mbi flokët e brishtë të fjalëve

Që era ka ndehur mes nesh.

Tani eci pa frike. Kushedi sa herë

Kam rënë

Mbi keqardhjen e syve të panjohur, mbi fytyra

Të trishta dimrash, mbi netë vere, mes shirash

Jam rrëzuar si një vetetime.

Në këtë cirk shëtitës spektatorët

Janë gjithnjë e më pak të dhembshur.

Ka vite që ne tregojmë sa mirë i zbusim kafshët

Por jo zemrat...

Flokët e brishtë të fjalëve

Nën hapat e mi

Dhembin.

Tagged under Alban Bala