Alban Bala: Më dhemb dëshpërimi i të mirëve!
M'i këput krahët dëshpërimi i zemrave të mira
Duart e mpira që u peshojnë një ton,
Gishtat e ngrirë në vizatime yjësish mbi fytyrë
Buzet e nxira
Nga fjalët që nuk arrijnë t'i thonë,
Sytë që u peshojnë huptaz brenda gjoksit,
Brinjët e kërcyera prej dhimbjes
Zemrat e ndalura si ora...
Dëshperimi i të mireve është një ujvare në dimër
Vështrime të akullta që pikojnë ngadalë
Përqafime të mbetura nën dëbore si dëshira
Nën ortekun e ndalur të çasteve...
Më dhemb dëshpërimi i të mirëve!
Mbi varre lotësh nën pemët e verbra të shikimit
Ata janë të vetmit të gjallë
Në një botë zemrash të ndalura...











