Letërsi

Emigranti - Nga Sulejman Mato

 Sulejman Mato

Nëse kërkon të ikësh, ik,

s’të mbajnë dot dy pleq të shuar,

kjo tokë e varfër me ty ish,

pa ty dhjetëfish më e shkretuar.

 

Shtëpitë e vjetra lart në brinjë,

lyer me hënë të praruar,

ullinjtë pleq në suferinë

kuisin mall të patreguar.

 

Avionit hipi, udhëto,

kërkoje fatin nëpër botë,

por vendin tënd mos e harro

që varfërinë ta kthesh në forcë.

 

Ky fati yt i zi, i zi,

dy pleq i le në errësirë.

në brigje të huaja s’pret njeri,

pret toka jote zëmërngrirë.

 

E di, një ditë do kthehesh prap,

shpirtthyer dhe i zvetnuar.

se pasuri atdheu s’jep,

jep mend dhe mall të përvëluar.

 

©Sulejman Mato