Kolumnist

Parisi po digjet!

Nga: Eric Margolis

Franca është e rrethuar. Rreth 90,000 forca të sigurisë janë duke u vendosur në të gjithë Francën me një vëmendje të veçantë ndaj Parisit dhe Marsejës që janë gati të marrin flakë. Automjete të blinduara po lëvizin në kryeqytet. Disa njësi ushtarake janë në gatishmëri të lartë.

Stuhia që po godet Francën erdhi nga ajo që dukej si një qiell i pastër blu. Demonstruesit e zemëruar, të njohur si “xhaketat e verdha” (gilets jaunes), që vjen prej jelekëve paralajmëruese që të gjithë drejtuesit e mjeteve duhet të mbajnë në makinat e tyre, përmbytën Parisin fundjavën e kaluar në protesta paqësore kundër rritjes së çmimit të karburantit, një rritje e planifikuar e qeverisë, i cili tashmë është ndër më të lartët në Evropë.

Siç ndodh shumë shpesh në Francë, vandalët e dhunshëm të njohur si “shkelësit”, infiltruan përmes demonstruesve dhe u përpoqën të bllokonin pjesët më të bukura të Parisit. Pashë me tmerr se si  Harku madhështor i Truimfit, memoriali kryesor i Francës për luftën, u mbulua me  mbishkrime me llak. Champs Elysée e madhërishme u rrënua  nga huliganët, të cilët shkatërruan dritaret e sallës së ekspozitës, dogjën makina, grabitën dyqane luksoze  dhe vunë  zjarr në shumë vende. 

Për njerëz si unë që e duan dhe e çmojnë Francën, ishte njësoj sikur të shihje nënën ose vajzën tënde të dhunohen nga barbarët. Forcat e rendit në Francë u mposhtën dhe u lanë mbas prej  grupeve të “shkelësve” që lëviznin me shpejtësi. Media i quajti anarkistë të së djathtës dhe të majtës ekstreme. Por anarkistët nuk kanë asnjë filozofi politike. Akoma kujtojmë se si anarkistja spanjolle  POUM (Partia Komuniste) e sundoi Barcelonën gjatë luftës së përgjakshme civile të vendit. 

Vandalët që sulmuan Parisin dhe qytete të tjera franceze nuk kishin asnjë filozofi. Ata ishin thjesht llumi i kanalit që argëtohej në një orgji djegiejesh dhe plaçkitjesh. Këta minj gjirizesh u derdhën nga rrugët e pasme dhe të zymta të qytetit, nga shtëpitë periferike, të maskuar, me syze, të pajisur me shufra hekuri dhe bidona me benzinë. Ata janë nje klasë e ulët dhe e frikshme e cila ka qenë shqetësim për qytetet Franceze qysh prej Mesjetës. 

Duket se Presidenti Emmanuel Macron i ka urdhëruar forcat e tij të policisë të mos jenë shumë të ashpra me “shkelësit” si dhe xhaketat e verdha paqësore. Kjo i lejoi protestuesit dhe vandalët të vrapojnë dhe të trullosin policinë. E njëjta gjë vlen edhe për këtë fundjavë. Por ky ishte një gabim. 

Ushtria franceze duhet të ishte thirrur për të mbrojtur monumentet dhe rrugët kyçe. Trupat e ushtrisë tashmë patrullojnë aeroportet, stacionet e  trenit dhe vende të rëndësishme turistike si Kulla Eiffel dhe Muzeu i Luvrit. Ata duhet të përforcohen shumë. Dhe ajo që ka më tepër rëndësi është që kushdo që vë zjarr, siç ndodhi fundjavën e kaluar, është një kriminel i rrezikshëm dhe duhet të qëllohet menjëhere nga policia ose ushtria. Zjarrvënia me qëllim nuk është një e drejtë demokratike. Është një krim i rëndë. 

Sidoqoftë “xhaketat e verdha” nuk duhet të ngatërrohen me “shkelësit”. Ajo që ne po shohim është një revoltë kombëtare e justifikuar në Francë kundër taksave shumë të  larta që u ndezën nga rritja e pamenduar e çmimit të karburantit. Pas trazirave, rritjet e çmimeve u eliminuan me shpejtësi. Kjo ishte një lëvizje e domosdoshme, por në të njëjtën kohë ajo minoi autoritetin e Presidentit Macron, popullariteti i të cilit ishte shumë i ulët, qysh para kryengritjes. 

Problemi themelor është se taksat e Francës janë shumë të larta. Franca ka taksat më të larta në Evropë, pothuajse 50% të prodhimit të brendshëm bruto, dhe dy herë më të larta se ato të Shteteve të Bashkuara. Por të paktën francezët marrin vlerën e parave të tyre nga taksat shumë të larta. Ndërtesat historike ruhen me dashuri; Sistemi hekurudhor i Francës është i shkëlqyer - kur nuk është në grevë. Mjekësia është në nivel të lartë edhe pse spitalet kanë nevojë për më shumë fonde. Rrugët janë të pastra, autostrada në formë të shkëlqyer. 

Franca është një nga kombet më të bukura në botë. Ka inspektorë të veçantë për lumenjtë dhe përrenjtë që sigurojnë pastërtinë dhe ekologjinë e tyre. Pensionet janë bujare dhe shpesh janë në dispozicion për personat mbi 60 vjeç.

Arsimi është 'par excellence'. Të diplomuarit francezë të shkollave të mesme shpesh janë më të arsimuar se të diplomuarit amerikanë. 

Është mahnitëse, por e papërballueshme. Rritjet e çmimit të karburantit ishin kashta e fundit proverbiale që thyen shpinën e devesë franceze (ose kova e fundit me ujë mbi të mbyturit francezë). Tatimet janë shumë të larta në krahasim me të ardhurat. Përveç kësaj, francezët po i hanë pak nga pak skemat e taksave që ju bëjnë pritë nga të gjitha anët.

Mbreti Luigi XVI u përball me të njëjtin problem fiskal dhe si rezultat humbi kokën e vet. Presidenti Macron, një ish-bankier i Rothschild, tani po përballet me borgjezinë e zemëruar dhe turmat e vandalistëve  që thërrasin për kokën e tij. 

Me largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE dhe fundi i mandatit të gjatë të Angela Merkel në Gjermani, u duk se Macron do të bëhej lideri i Evropës. Tani, madje flitet për një grusht shteti në Paris. O Zot!

Përktheu: Ariola Mani