Ndershmëri - Nga David Whyte

Shqipëroi Arben Kallamata
Ndershmëria arrihet duke kapërcyer portën e humbjes dhe hidhërimit. Aty ku nuk shkojmë dot me mendje, me kujtesë, ose me trup, aty është edhe vendi ku nuk i hapemi dot as të tjerëve, as botës, as vetes.
Forca që shtyn të gjitha pandershmëritë e vetëdijshme ose jo është frika e humbjes në një formë apo tjetrën: ne lindim me frikën e humbjes në çdo formë të saj, na ndjek pas papushim pas ose na zë frymën madje edhe ideja që diçka mund të zhduket; prandaj dhe ecim jo më shumë se një hap larg pandershmërisë.
Qeniet njerëzore banojnë intimisht pranë portës së shpalosjes të cilën kanë frikë ta kalojnë. Ndershmëri është të kuptosh marëdhënien e ngushtë e të pashmangshme me mungesën e dëshirës për t’u përballur me të vërtetën.
Aftësia për të thënë të vërtetën, po aq sa aftësi për të treguar çdo të thotë të rrish i tmerruar përballë kësaj porte, është edhe aftësi për ta kapërcyer atë në mënyrë që të shndërrohesh në atë luftëtarin mrekullisht të ndershëm shpirtëror, të aftë për t’u përballuar me çdo rrethanë që duam të bëhemi.
Ndershmëri nuk është shpalosja e ndonjë të vërtete themelore që na jep pushtet mbi jetën apo mbi dikë, qoftë edhe mbi veten, por është ri-mishërimi i plotë në brishtësinë e mbyllur e të panjohur të vetëdijes, aty ku i pranojmë vetes sa të pafuqishëm ndjehemi, sa pak dijmë në të vërtetë, sa frikë kemi nga padija dhe sa mahnitemi nga përmasat pa kufi të humbjes që i bijen për pjesë edhe jetëve më të zakonshme.
Ndershmëria bazohet te përulja dhe, për rrjedhojë, te mbajtja e kokës ulur për të pranuar se saktësisht ku ndihemi të pafuqishëm. Ndershmëria nuk bazohet te shpalosja e të vërtetës, por te të kuptuarit sa shumë i trembemi asaj.
Të bëhesh i ndershëm do të thotë të arrish të rilindësh tërësisht dhe plotësisht në pafuqishmëri. Ndershmëria lejon të jetosh me padijen. Ne nuk e dimë të gjithë ngjarjen, nuk dimë as çfarë roli kemi në ngjarje; ne nuk e dimë se kush është në fund të fundit fajtor, apo nëse do dalë ndonjëherë dikush që të marrë përsipër fajin.
Ndershmëria nuk është mbrojtje; ndershmëria nuk është mjet për të mbajtur sa më larg vetes humbjen dhe zemërthyerjen; ndershmëria është përcaktimi i jashtëm i aftësisë për të ecur me këmbët mbështetura fort në realitet, është territori më i vështirë për t’u zotëruar, vendi ku gjejmë strehën e vërtetë, kufiri i gjallë e frymëmarrës ku nuk na jepet kurrë mundësia të zgjedhim midis humbjes dhe fitimit.
*David Whyte (lindur në 2 Nëntor 1955) është poet anglo-irlandez, poezia dhe filozofia e të cilit mbështetet te “natyra e diskutueshme e realitetit.”












