Aktualitet

Rruga e Kombit: Protesta është liri, gjithë politika përgjegjëse

Nga: Edi Oga

Protesta e sotme, hiqi detajet, kishte shije lirie! Protesta tregoi që toleranca ndaj veprimeve arbitrare qeveritare, ka një limit!

Qeveria duhet të ketë një sens për të parashikuar shkallën e reagimit ndaj vendimeve të tilla. Populli ta kalon taksën në faturën e dritave, por tek paratë që i nxjerr direkt nga xhepi dhe ia jep privatit në një rrugë shtetërore, nuk të toleron! Aq më tepër kur janë shumë!

Shkatërrimet janë thjesht detaje teknike që do të rregullohen!

Dhuna është e papranueshme, por qeveria bën mirë ta parandalojë, jo ta përdorë si alibi të veprimeve të veta!

E vetmja shije e hidhur, më erdhi kur si aksesorë të protestës, dolën edhe disa fytyra kinse-lidera opozitarë, po aq përgjegjës sa këta të zyrave, për këtë gjendje që nuk e meritojmë!