Aktualitet

Demokracia ende e plagosur

Nga: Përparim Kabo

Demokracia në Shqiperi nuk ka bërë përpara në vitin 2017, kumton Freedom Hause.

Po pse ... kjo është më shumë se pyetje ...

Shteti Ligjor … Rule of Law ka një parakusht ekonomik dhe social ... zhvillim ekonomik të qëndrueshëm për të gjitha shtresat shoqerore.

Ky realitet mungon në vendin tonë ... shoqeria në nevojë e ka të pamundur të respektojë ligjin.

Necessitas non habet leggem ... nevoja nuk ka ligj.

Aspekti tjeter institucional është shpërfillja e përfaqësimit të elektoratit ... duke paradrejtuar vendimmarrjen nga interesi i oligarkisë që shpije te shitja e interesit publik ...

Vijojmë …

Pluraluzmi partiak ka kohë që është kthyer në antagonizem partiak me qëllimin okult të kapjes së institucioneve.

Sistemi i drejtësisë ka mbetur peng i pafuqisë për të dale nga korrupsioni ... ka rënë edhe si besueshmëri morale.

Media luhatet sipas interesave të pronarëve pra i shërben interesit dhe jo marrëveshjes me të vërtetën ...

Në këto kushte demokracia është ende e plagosur ... mungon madje shpesh edhe si vetëdije dhe kulturë komunitare ...

Ja pra që nuk mund të mburremi me beteja verbale ... përgjegjësia është e lartë.

Europianizimi nuk është thjesht investim ligjor që rezulton në kopjim ligjesh.

Ai është kulturizim europianizues dhe për të bërë realitet këtë  objektiv lypset shumë  punë, mund dhe vullnet ...