Aktualitet

Llogara, tunel me koncesion por pa pagesë  

Gjatë vizitës në Llogara, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, deklaroi se qeveria do të ndërtojë me koncesion një tunel, për shkurtimin e distancës mes Vlorës dhe Dhërmiut.

Gjiknuri u shpreh se tuneli i Llogarasë do të ndërtohet me partneritet publik privat (PPP) dhe me mbështetje nga buxheti i shtetit. Ministri sqaroi se kalimi nuk do të jetë me pagesë.

“Një projekt tjetër me partneritet publik privat që po e shikojmë me përparësi, është përmirësimi i infrastrukturës dhe gjetja e një zgjidhje për rrëshqitjet në zonën e Dukatit, që bën lidhjen e Orikumit me Llogaranë. Për Llogaranë në planet tona është edhe bërja e një tuneli, një rrugë alternative e shkurtër, për të cilën do të shikojmë një variant të kombinimit me partneritet publik privat dhe me mbështetje nga shteti, sepse aty nuk e justifikon trafikun që gjithçka të bëhet me pagesë,” - u shpreh Ministri Gjiknuri.

Burimi: www.gazetadita.al