Ja si komentohet 1 Maji në Facebook
Majlinda Keta-Pedagoge
1 Maji- datëvdekja e sindikalizmit shqiptar. Dashtë rasti sot kryetarët e tyre, sipas sektorëve, nuk marrin ndonjë “shërbim” me financa publike apo “pronë” nga qeveria e rradhës. Sindikatave të arsimit sugjeroj ti japim një “Medalje Ari” për mbrojtje të paepur, profesionale për dinjitetin e arsimtarit dhe pedagogut dhe në mënyrë të veçantë për bashkëkontributin me ministrinë e linjës për Reformat gjigande në arsim, për statusin e mësuesit dhe pedagogut dhe zgjedhjen më cilësore të drejtuesve; për dinjitetin e institucionit të edukimit dhe reputacionin në rritje të tij; dhe në mënyrë speciale për mbështetjen për kërkimin shkencor.
Revolucioni marshon!
Më mirë se sot nuk kemi qenë kurrë....
Anika Dokle-Mjeke
1 maj!!
Tek ne 'festohet" me mish keci e gjizë. Hajde, Gëzuar!!
Arian Galdini-Pedagog
Nuk kemi punëtorë.
(Kemi njerëz që kanë një punë e nuk dinë të nesërmen.)
Nuk kemi Sindikata.
(Kemi Kryetarë Sindikatash milionerë me makina luksoze, shoferë dhe pasuri të mëdha.)
Kemi 1 Maj.
Kemi Festë...
Anila Hyka Smørgrav-Menaxhere Orange, Paris
Në Francë çdo 1 maj është tradita e dhurimit të një buqete mëllenje si simbol i lumturisë.
Në fakt kjo traditë nuk lidhet me ditën punëtorëve, por burimin e ka që nga 1 maji 1561 në kohën e Charle IX që e bëri zyrtare që në këtë ditë çdo vit t’ju ofrojë çdo gruaje të oborrit mbretëror simbol të sjelljes fat.
Tritan Shehu-Politikan
Meqënëse sot është “1 Maji”:
Ish minarorët e Memaliajt, Tepelenës, të Qarkut të Gjirokastrës vazhdojnë të jetojnë në varfëri të thellë.
Asnjë risi për “Statusin e Minatorit” nga kjo Qeveri, që rrëzoi në Kuvend çdo mundësi për implementimin e kësaj të drejte legjitime.
Në fakt Qeveria më tej premtoi... por shpejt harroi....mashtroi.
Dhe ata minatorë, ashtu si të gjthë banorët e atij Qarku vazhdojnë të zhyten në skamje, dëshpërim, pa shpresë.....për momentin!
©Flasshqip.ca











