Aktualitet

Në 85 vjetor, Nexhmije Pagarusha nderohet edhe nga Presidenti i SHBA

Në 85 vjetorin e lindjes, Donald Trump, Presidenti i SHBA ka dekoruar këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Nexhmije Pagarusha, të cilësuar si “Bilbili i këngës kosovare”.

Ceremonia e dorëzimit të Medaljes së Mirënjohjes të Presidentit Amerikan, është bërë sonte në Tiranë në një aktivitet ku përveç Pagarushës, mori pjesë edhe Presidenti Ilir Meta si dhe përfaqësues të dërguar nga Ambasada e SHBA.

E ngulitur në mendjen e publikut për shumë interpretime dhe sidomos për këngën e famshme “Zambaku i Prizrenit”, Nexhmije Pagarusha ka mbledhur sonte në sallen e Akademisë së Arteve, shumë figura të rëndësishme të artit dhe kulturës dhe jo vetëm. Aktiviteti u organizua nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dhe nga Shoqata RessEgnatia.

 @FlasShqip.ca