Fëmijët

Emma Karanxha: Ky është talenti im

  • Published in Fëmijët

Kjo është Emma Karanxha, vajza 7-vjeçare e Vjolës dhe Petros, miq të botuesve të FlasShqip, të cilët jetojnë në Toronto. Emma i bëri dhuratë kryeredaktores së portalit Jeta Dedja këtë vizatim.

Emma e realizoi këtë për pak minuta ndërkohë që të rriturit pinin kafe së bashku, dhe për të shprehur ëmbëlsinë e saj edhe më shumë, i shtoi edhe një lëpirëse në formë zemre. 

Ky vizatim i Emës do të shërbejë si një fillesë e rubrikës së re në FlasShqip “Ky është talenti im”.

Ftohen fëmijët e Diasporës Shqiptaro-Kanadeze të dërgojnë në FlasShqip krijimet e tyre letrare, artistike apo shkencore.

Pra ne mirëpresim çdo gjë që fantazia dhe mendja e një fëmje ka prodhuar. Fotografi, vizatime, video, muzikë, vjersha, tregime, shpikje, projekte të ndryshme etj..

Në fund do të shpallen fituesit nga një komision që do të ngrihet për këtë qëllim.

Të dashur prindër të komunitetit shqiptaro-kanadez, kudo që ndodheni në provincat e Kanadasë, inkurajoni fëmijët të bëhen pjesë e rubrikës “Ky është talenti im”.

Dërgoni materialet në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. por edhe Facebook 

Faleminderit! ❤️

 

8 Qershor, 2020

©FlasShqip.ca