Fëmijë diaspore

Fëmijët e Diasporës: Lorgen guximtari

Në këtë periudhë kur i madh e i vogël ndodhen mbyllur në shtëpi duke pritur ditë më të mira të vijnë, FlasShqip ka menduar të angazhojë në portal edhe fëmijët e diasporës shqiptaro-kanadeze. Le të shohim ditë pas dite kush janë ata dhe çfarë mendojnë. Ne u kemi drejtuar pyetje të shkurtra e tek-tuk ndonjë pak më të ndërlikuar. Falenderojmë prindërit për bashkëpunimin dhe fëmijët për seriozitetin dhe çiltërsinë.

Pyetje 1: Kush je ti?

Unë jam Lorgen Hali.

Pyetje 2: Ku ke lindur?

Kam lindur në Toronto të Kanadasë.

Pyetje 3: Në ç’klasë je?

Jam në klasën e 9-të.

Pyetje 4: Ku banon?

Banoj në Toronto.

Pyetje 5: Cili është hobi yt?

Hobi im është Basketbolli.

Pyetje 6: Po lënda e preferuar në shkollë?

Historia.

Pyetje 7: Cila është fjala më e pëlqyer në gjuhën shqipe?

Fjala që më pëlqen më shumë në shqip është Fitimtar.

Pyetje 8: Cilën fjalë apo shprehje përdor më shpesh në anglisht?

Fjala që përdor më shpesh në anglisht është “What the heck”.

Pyetje 9: Më identifiko një nga tiparet e personalitetit tënd që të bën të ndihesh më shumë shqiptar?

Një nga tiparet e mia shqiptare është se jam i guximshëm, nuk trembem shpejt.

Pyetje 10: Ç’lloj punësh shtëpie bën?

Punët që bëj në shtëpi për të ndihmuar janë hedhja e plehrave, çoj dhe marr rrobat nga laundry, rregulloj dhomën time, etj.

Pyetje 11: A shpërblehesh për këto punë?

Nuk kam nevojë për shpërblim nga prindërit pasi të gjithë bëjmë punë të ndryshme në shtëpi, jemi familje dhe të gjithë kontribuojmë.

Pyetje 12: Ka ndonjë gjë që nuk të pëlqen te shqiptarët?

Të gjitha gjërat e karakterit shqiptar më pëlqejnë dhe Shqipëria më pëlqen shumë. Do kisha qejf që shqiptarët të kishin shtet më të mirë që të mos iknin nga Shqipëria.

Pyetje 13: Cilat janë të drejtat që të shkelen më shpesh?

Nuk më duket se më shkelen të drejtat as në shkollë e as në shtëpi.

Pyetje 14: Kujt do t’i ankoheshe nëse do kishe ndonjë problem?

Në qoftë se kam problem apo dua të di ndonjë gjë mbi jetën diskutoj me mamin zakonisht, por edhe me babin.

Pyetje 15: Sa libra ke lexuar në shqip?

Në shqip kam lexuar disa poema dhe nja dy përralla. E kam pak të vështirë të lexoj shpejt në shqip.

Pyetje 16: Si e kaloje kohën e lirë para Corona Virus?

Përpara Coronavirusit kohën e lirë e kaloja me shokët dhe lozja basketboll.

Pyetje 17: Po tani çfarë bën gjithë ditën në shtëpi ?

Tani flas me shokët me celular, loz online me shokët, lexoj, bëj detyra, shoh filma me motrën ose me gjithë familjen dhe kam filluar të mësoj të gatuaj.

Pyetje 18: Cila është frika jote më e madhe?

Frika ime më e madhe është të humb familjen.

Pyetje 19: Po ëndrra?

Ëndrra ime është që të jem i suksesshëm dhe i lumtur në jetë.

Pyetje 20: Sa fëmijë duhet të ketë një familje?

Një familje duhet të ketë 3 fëmijë dhe prindërit (2 çuna dhe 1 gocë).

Pyetje 21: Më shpjego me 3 fjalë ç’do të thotë të jesh fëmijë?

Të jesh fëmijë me 3 fjalë do të thotë Freedom, fun, love (Liri, qejf dhe dashuri).

Pyetje 22: Pse disa të rritur kanë mall për fëmijërinë dhe thonë “Ah sikur të isha edhe një herë në atë moshë!

Se kur je fëmijë je i lirë nuk ke strese, prindërit t’i zgjidhin gjithë hallet dhe jeta është e thjeshtë dhe e bukur.

Pyetje 23: Çfarë këshille do t’i jepje të rriturve në këtë kohë?

Të rriturve do t'u thosha që edhe pse jemi në kohë të vështira kemi njëri-tjetrin.

 

Shënim:

Të dashur prindër e fëmijë, nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në rubrikën “Fëmijët e Diasporës”, lutem na kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në faqen tonë në Facebook. Intervistat e fëmijëve do të jenë një kujtim i bukur për ta kur të rriten. Faleminderit!

1 prill, 2020

©FlasShqip.ca