Fëmijët e Diasporës: Dion basketbollisti
Në këtë periudhë kur i madh e i vogël ndodhen mbyllur në shtëpi duke pritur ditë më të mira të vijnë, FlasShqip mendoi të angazhojë në portal edhe fëmijët e diasporës shqiptaro-kanadeze. Le të shohim ditë pas dite kush janë ata dhe çfarë mendojnë. Ne u kemi drejtuar pyetje të shkurtra e tek-tuk ndonjë pak më të ndërlikuar. Falenderojmë prindërit për bashkëpunimin dhe fëmijët për seriozitetin dhe çiltërsinë.
Pyetje 1: Kush je ti?
Unë jam Dion Mosho.
Pyetje 2: Ku ke lindur?
Kam lindur në Tiranë.
Pyetje 3: Në ç’klasë je?
Jam në klasën e pestë.
Pyetje 4: Ku jeton?
Jetoj në Mississauga.
Pyetje 5: Cili është hobi yt?
Hobi im është basketbolli.
Pyetje 6: Po lënda e preferuar në shkollë?
Lënda ime e preferuar është Matematika.
Pyetje 7: Cila është fjala më e pëlqyer në gjuhën shqipe?
Fjala më e pëlqyer në gjuhën shqipe është: Nënë.
Pyetje 8: Cilën fjalë apo shprehje përdor më shpesh në anglisht?
Shprehja që përdor më shpesh në anglisht eshte: “what the heck”.
Pyetje 9: Identifiko një nga tiparet e personalitetit tënd që të bën të ndihesh më shumë shqiptar?
Dua të jem i pari në mësime edhe në çdo lojë.
Pyetje 10: Ç’lloj punësh shtëpie bën?
Shtroj dhe heq tavolinën kur hamë drekë ose darkë, fshij pluhurat, përdor fshesën e korrentit si dhe rregulloj dhomën time.
Pyetje 11: A shpërblehesh për këto punë?
Për çdo rezultat pozitiv që marr në shkollë, prindërit më japin pará të cilat unë i mbledh ti shpenzoj për ndonjë rast.
Pyetje 12: Ka ndonjë gjë që nuk të pëlqen te shqiptarët?
Nuk ka asnjë gjë që nuk më pëlqen tek shqiptarët.
Pyetje 13: Cilat janë të drejtat që të shkelen më shpesh?
Vetëm nga motra e dytë, kur më thotë të mos luaj basketboll brenda në shtëpi.
Pyetje 14: Kujt do t’i ankoheshe nëse do kishe ndonjë problem?
Mamit.
Pyetje 15: Sa libra ke lexuar në shqip?
Në Shqipëri kam lexuar shumë libra shqip, por prej rreth dy vitesh nuk kam pasur mundësi të lexoj asnjë libër në shqip. Lexoj vetëm në anglisht. Që të mos e harroj si shkruhet shqip, shkruaj shqip dy herë në javë dhe motrat ose prindërit më tregojnë se çfarë kam shkruar gabim dhe e mbaj shënim.
Pyetje 16: Si e kaloje kohën e lirë para Coronavirus?
Luaja shumë basketboll ose futboll kur ishte koha e mirë dhe shkoja nëpër lodra të ndryshme të mbyllura gjatë kohës së dimrit.
Pyetje 17: Po tani çfarë bën gjithë ditën në shtëpi?
Luaj playstation me shokët e klasës online, luaj basketboll si dhe luaj ping-pong.
Pyetje 18: Cila është frika jote më e madhe?
Kur ndodhem në lartësi.
Pyetje 19: Po ëndrra?
Të bëhem basketbollist i madh.
Pyetje 20: Sa fëmijë duhet të ketë një familje?
Mendoj që duhet të ketë katër fëmijë.
Pyetje 21: Më shpjego me tre fjalë ç’do të thotë të jesh fëmijë?
Zbavitje, liri, dashuri.
Pyetje 22: Pse disa të rritur kanë mall për fëmijërinë dhe thonë “Ah sikur të isha edhe një herë në atë moshë!
Sepse ca njerez stresohen shume nga puna dhe kur kanë qenë fëmijë janë zbavitur shumë dhe duan të zbaviten prapë.
Pyetje 23: Çfarë këshille do t’i jepje të rriturve në këtë kohë?
Të mos dalin shumë përjashta që të mbrojnë shëndetin e tyre dhe të fëmijëve.

Shënim:
Të dashur prindër e fëmijë, nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në rubrikën “Fëmijët e Diasporës”, lutem na kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në faqen tonë në Facebook. Intervistat e fëmijëve do të jenë një kujtim i bukur për ta kur të rriten. Faleminderit!
1 Prill, 2020
©FlasShqip.ca










