Fëmijët e Diasporës: Claudio muzikanti
Përgatiti: David Shkurti
Në këtë periudhë kur i madh e i vogël ndodhen mbyllur në shtëpi duke pritur ditë më të mira të vijnë, FlasShqip ka menduar të angazhojë në portal edhe fëmijët e diasporës shqiptaro-kanadeze. Le të shohim ditë pas dite kush janë ata dhe çfarë mendojnë. Ne u kemi drejtuar pyetje të shkurtra e tek-tuk ndonjë pak më të ndërlikuar. Falenderojmë prindërit për bashkëpunimin dhe fëmijët për seriozitetin dhe çiltërsinë.
Pyetje 1: Kush je ti?
Claudio Pula
Pyetje 2: Ku ke lindur?
Në Toronto
Pyetje 3: Në ç’klasë je?
Jam në klasën e 10-të.
Pyetje 4: Ku banon?
Etobicoke, Ontario
Pyetje 5: Cili është hobi yt?
Muzika. Më pëlqen të luaj saksofon
Pyetje 6: Po lënda e preferuar në shkollë?
Muzika dhe Shkenca
Pyetje 7: Cila është fjala më e pëlqyer në gjuhën shqipe?
Mami
Pyetje 8: Cilën fjalë apo shprehje përdor më shpesh në anglisht?
Get out of my room (Dil nga dhoma ime - ia them vëllait binjak)
Pyetje 9: Më identifiko një nga tiparet e personalitetit tënd që të bën të ndihesh më shumë shqiptar?
Respekti për të moshuarit
Pyetje 10: Ç’lloj punësh shtëpie bën?
Çdo gjë që më thotë mami
Pyetje 11: A shpërblehesh për këto punë?
Si më thotë mami, po, shpërblehem me ushqim, shkollë dhe shtëpi (strehim)
Pyetje 12: Ka ndonjë gjë që nuk të pëlqen te shqiptarët?
Jo se nuk më pëlqen por më habit. Kur shkova në Shqipëri, kur pyesje për një adresë të gjithë e dinin se ku ishte.
Pyetje 13: Më thuaj një të drejtë që duhet ta kesh sipas teje, por që nuk të lejohet.
Ngritja e zërit
Pyetje 14: Kujt do t’i ankoheshe nëse do kishe ndonjë problem?
Mamin e kam si shok. I them pothuajse çdo gjë.
Pyetje 15: Sa libra ke lexuar në shqip?
Kam lexuar shumë libra për fëmijë kur isha i vogël por tani jo shumë. Mami na bën të lexojmë abetaren
Pyetje 16: Si e kaloje kohën e lirë para Corona Virus?
Me shokë, muzikë dhe kohë me familje
Pyetje 17: Po tani çfarë bën gjithë ditën në shtëpi ?
Loz në kompjuter, flas me shokë, luaj letra me gjyshin, dhe dal me biçikletë
Pyetje 18: Cila është frika jote më e madhe?
Mami…dhe mos të kem se çfarë të bëj
Pyetje 19: Po ëndrra?
Të bëhem muzikant
Pyetje 20: Sa fëmijë duhet të ketë një familje?
Po qenë si vëllai im, vetëm 1. Përndryshe 2-3 me mosha të ndryshme
Pyetje 21: Më shpjego me 3 fjalë ç’do të thotë të jesh fëmijë?
I pafajshëm, argëtim dhe dashuri
Pyetje 22: Pse disa të rritur kanë mall për fëmijërinë dhe thonë “Ah sikur të isha edhe një herë në atë moshë!
Ndofta sepse fëmijët nuk punojnë dhe nuk kanë stres
Pyetje 23: Çfarë këshille do t’i jepje të rriturve në këtë kohë?
Gëzoje jetën, bë pushime, kënaqu se nuk dihet kur të kap virusi.
Shënim:
Të dashur prindër e fëmijë, nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në rubrikën “Fëmijët e Diasporës”, lutem na kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në faqen tonë në Facebook. Intervistat e fëmijëve do të jenë një kujtim i bukur për ta kur të rriten. Faleminderit!










