Fëmijë diaspore

Fëmijët e Diasporës - Blini dhe Ari, binjakët futbollistë

Në këtë periudhë kur i madh e i vogël ndodhen mbyllur në shtëpi duke pritur ditë më të mira të vijnë, FlasShqip mendoi të angazhojë në portal edhe fëmijët e diasporës shqiptaro-kanadeze. Po shohim ditë pas dite kush janë ata dhe çfarë mendojnë. U kemi drejtuar pyetje të shkurtra e tek-tuk ndonjë pak më të ndërlikuar. Falenderojmë prindërit për bashkëpunimin dhe fëmijët për seriozitetin dhe çiltërsinë.

Pyetje 1: Kush jeni ju?

Ne jemi Blini dhe Ari Rrahmani. Ne jemi binjakë.

Pyetje 2: Ku keni lindur?

Kemi lindur në kryeqytetin e Kanadasë në Otavë.

Pyetje 3: Në ç’klasë jeni?

Jemi në klasën e tretë

Pyetje 4: Ku jetoni?

Jetojmë në Otavë.

Pyetje 5: Cili është hobi juaj?

Hobi ynë është futbolli dhe basketbolli.

Pyetje 6: Po lënda e preferuar në shkollë?

Lëndët tona të preferuara janë matematika dhe fizika.

Pyetje 7: Cilat janë fjalët më të pëlqyera në gjuhën shqipe?

Fjalët tona më të pëlqyera në gjuhën shqipe janë "të dua shumë" dhe "faleminderit".

Pyetje 8: Cilën fjalë apo shprehje përdorni më shpesh në anglisht?

Fjala që përdorim më shpesh në anglisht është "Hello".

Pyetje 9: Identifikoni një nga tiparet e personalitetit tuaj që ju bën të ndiheni më shumë shqiptarë?

Blini: Jam shok i mire.

Ari: Jam besnik.

Pyetje 10: Ç’lloj punësh shtëpie bëni për të ndihmuar prindërit?

Pastrojmë dhomat tona të fjetjes dhe ndihmojmë sistemimin e ushqimit në kuzhinë.

Pyetje 11: A shpërbleheni për këto punë?

Me përqafime, falënderime dhe duke na dërguar në vende për argëtim të fëmijëve.

Pyetje 12: Ka ndonjë gjë që nuk ju pëlqen te shqiptarët?

Pirja e duhanit.

Pyetje 13: Na thoni një të drejtë që duhet ta keni sipas jush, por që nuk ju lejohet?

Të drejtat tona respektohen, por ka shumë fëmijë në vende të tjera të botës të cilëve iu shkelen të drejtat elementare.

Pyetje 14: Kujt i ankoheni nëse keni ndonjë problem?

Kur kushërinjtë nuk lozin me ne, ankohemi tek prindërit.

Pyetje 15: Sa libra keni lexuar në shqip?

E kemi lexuar Abetaren.

Pyetje 16: Si e kalonit kohën e lirë para Coronavirus?

Duke luajtur me kushërinjtë tanë dhe gjithashtu në shtëpi duke luajtur Fortnite në Playstation.

Pyetje 17: Po tani çfarë bëni gjithë ditën në shtëpi?

Tani e kemi një orar të cilin kanë programuar prindërit dhe lozim, bëjmë detyra, lexojmë e dalim me biçikletë çdo ditë.

Pyetje 18: Cila është frika juaj më e madhe?

Frikësohemi mos dikush nga familja sëmuret me Coronavirus.

Pyetje 19: Po ëndrra?

Te bëhemi futbollistë profesionistë.

Pyetje 20: Sa fëmijë duhet të ketë një familje?

Dy deri në tre fëmijë.

Pyetje 21: Na shpjegoni me 2-3 fjalë ç’do të thotë të jesh fëmijë?

Shpëton nga Coronavirus.

Pyetje 22: Pse disa të rritur kanë mall për fëmijërinë dhe thonë “Ah sikur të isha edhe një herë në atë moshë!

Është me lehtë të jesh fëmijë sepse ke më pak detyrime.

Pyetje 23: Çfarë këshille do t’u jepni të rriturve në këtë kohë?

Të kujdesen për shëndetin dhe të mos shtojnë peshë.

Shënim:

Të dashur prindër e fëmijë, nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në rubrikën “Fëmijët e Diasporës”, lutemi na kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në faqen tonë në Facebook. Intervistat e fëmijëve do të jenë një kujtim i bukur për ta kur të rriten. Faleminderit!