Fëmijë diaspore

Fëmijët e Diasporës: Albi, artisti i skenës dhe kuzhinës

Përgatiti: David Shkurti

Në këtë periudhë kur i madh e i vogël ndodhen mbyllur në shtëpi duke pritur ditë më të mira të vijnë, FlasShqip ka ftuar fëmijët e diasporës shqiptaro-kanadeze, t’u përgjigjen disa pyetjeve. Qëllimi nuk është aspak t’i lodhim e t’u japim detyra shtëpie në shqip, por t’i angazhojmë pak nga pak në një media komunitare për t’u njohur me njëri-tjetrin. Le të shohim ditë pas dite kush janë fëmijët shqiptarë që jetojnë në Kanada dhe çfarë mendojnë ata. U kemi drejtuar pyetje të shkurtra e tek-tuk ndonjë pak më të ndërlikuar. Falenderojmë prindërit për bashkëpunimin dhe fëmijët për seriozitetin dhe çiltërsinë.

Pyetje 1: Kush je ti?

Albi Pula.

Pyetje 2: Ku ke lindur?

Kam lindur në Toronto.

Pyetje 3: Në ç’klasë je?

Jam në klasën e 10-të.

Pyetje 4: Ku banon?

Banoj në Toronto.

Pyetje 5: Cili është hobi yt?

Gatimi.

Pyetje 6: Po lënda e preferuar në shkollë?

Drama.

Pyetje 7: Cila është fjala më e pëlqyer në gjuhën shqipe?

Nëna (gjyshja).

Pyetje 8: Cilën fjalë apo shprehje përdor më shpesh në anglisht?

Why (për çdo gjë).

Pyetje 9: Më identifiko një nga tiparet e personalitetit tënd që të bën të ndihesh më shumë shqiptar?

Dashuria për familjen.

Pyetje 10: Ç’lloj punësh shtëpie bën?

Çdo punë që më kërkohet nga prindërit.

Pyetje 11: A shpërblehesh për këto punë?

Nuk mendoj se njerëzit duhet të paguhen për të kontribuar në shtëpi.

Pyetje 12: Ka ndonjë gjë që nuk të pëlqen te shqiptarët?

Jo! Më pëlqen që jam shqiptar.

Pyetje 13: Më thuaj një të drejtë që duhet ta kesh sipas teje por që të shkelet

E drejta për të ndejtuar zgjuar vonë.

Pyetje 14: Kujt do t’i ankoheshe nëse do kishe ndonjë problem?

Më përpara ankohesha te nëna.  Tani tek të gjithë.

Pyetje 15: Sa libra ke lexuar në shqip?

Lexoj mirë në shqip se më vinin të lexoja kur isha i vogël.  Tani mundohem të lexoj librin e nënës po është i vështirë.

Pyetje 16: Si e kaloje kohën e lirë para Corona Virus?

Me shokë dhe me familjen.

Pyetje 17: Po tani çfarë bën gjithë ditën në shtëpi?

Loz në kompjuter, flas me shokë, luaj letra me gjyshin, punoj bahçen, dhe shkollë online.

Pyetje 18: Cila është frika jote më e madhe?

Të ndjehem i vetmuar.

Pyetje 19: Po ëndrra?

Të kemi gjithë familjen pranë dhe të jemi mirë me shëndet.

Pyetje 20: Sa fëmijë duhet të ketë një familje?

Pse jo 10.  Mami im ka 5 motra dhe vëllezër.  Gjyshi ka 9.  Më pëlqen familja e madhe.

Pyetje 21: Më shpjego me 3 fjalë ç’do të thotë të jesh fëmijë?

Argëtim, dashuri, qetësi.

Pyetje 22: Pse disa të rritur kanë mall për fëmijërinë dhe thonë “Ah sikur të isha edhe një herë në atë moshë!

Sepse të rriturit kanë shumë stres.

Pyetje 23: Çfarë këshille do t’i jepje të rriturve në këtë kohë?

Gjithmonë të jenë pak fëmijë.

 

Shënim:

Të dashur prindër e fëmijë, nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në rubrikën “Fëmijët e Diasporës”, lutemi na kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në faqen tonë në Facebook. Intervistat e fëmijëve do të jenë një kujtim i bukur për ta kur të rriten. Faleminderit! 

 5 prill 2020

©FlasShqip.ca