Fëmijë diaspore

Fëmijët e Diasporës - Lend Dedinca, avokati i ardhshëm

Në këtë periudhë kur i madh e i vogël ndodhen mbyllur në shtëpi duke pritur ditë më të mira të vijnë, FlasShqip ka ftuar fëmijët/adoleshentët e diasporës shqiptaro-kanadeze, t’u përgjigjen 31 pyetjeve. Qëllimi nuk është aspak t’i lodhim e t’u japim detyra shtëpie në shqip, por t’i angazhojmë pak nga pak në një media komunitare për t’u njohur me njëri-tjetrin. Le të shohim ditë pas dite kush janë fëmijët/adoleshentët shqiptarë që jetojnë në Kanada dhe çfarë mendojnë ata. U kemi drejtuar pyetje të shkurtra e tek-tuk ndonjë pak më të ndërlikuar. Falenderojmë prindërit për bashkëpunimin dhe fëmijët/adoleshentët për seriozitetin dhe çiltërsinë.

Pyetje 1: Kush je ti?

Unë jam Lend Dedinca.

Pyetje 2: Ku ke lindur?

Kam lindur në Montréal të Kanadasë.

Pyetje 3: Në ç’klasë je?

Unë jam në klasën e 8-të.

Pyetje 4: Ku banon?

Banoj në Montréal.

Pyetje 5: Cili është hobi yt?

Hobi im është Basketbolli.

Pyetje 6: Po lënda e preferuar në shkollë?

Matematika.

Pyetje 7: Çfarë ke menduar të bësh pasi të mbarosh gjimnazin?

Për momentin po mendoj të bëhem avokat, por gjatë rritjes mund edhe të ndryshoj mendjen.

Pyetje 8: Cila është fjala ose shprehja më e pëlqyer në gjuhën shqipe?

Kur dikush, shqiptar, më drejtohet në gjuhë tjetër unë ia kthej: «Fol shqip»!

Pyetje 9: Cilën fjalë apo shprehje përdor më shpesh në anglisht?

Fjala që përdor më shpesh në anglisht është «please»

Pyetje 10: Më identifiko një nga tiparet e personalitetit tënd që të bën të ndihesh më shumë shqiptar?

Origjina ime më bën krenar. Se jam pasardhës i dy heronjve të mëdhenj të kombit; Skënderbeut dhe Komandantit Adem Jashari.

Pyetje 11: Ç’lloj punësh shtëpie bën?

Punët që bëj në shtëpi janë : rregulloj dhomën time, hedh mbeturinat, pasi babi është në punë, ndonjëherë bëj edhe mëngjesin për vete.

Pyetje 12: A kërkon të shpërblehesh për këto punë? Pse?

Jo, nuk kam nevojë të marr para për atë që bëj me dëshirë.

Pyetje 13: Ka ndonjë gjë që nuk të pëlqen te shqiptarët?

Po, nuk më pëlqen që shqiptarët ndahen në Shqiptarë dhe Kosovarë.

Pyetje 14: Çfarë të ka bërë përshtypje kur ke shkuar në Shqipëri?

Mua më ka bërë shumë përshtypje Butrinti dhe plazhet.

Pyetje 15: Më thuaj një të drejtë që duhet ta kesh sipas teje, por që të shkelet…

Një e drejtë që më shkelet është se nuk kemi shumë orë në anglisht aq sa në frëngjisht.

Pyetje 16: Kujt do t’i ankoheshe nëse do kishe ndonjë problem?

Unë do të ankohesha te prindërit.

Pyetje 17: Më thuaj një libër për fëmijë që do doje ta lexoje në shqip?

«Medalioni» nga Rrahman Deda.

Pyetje 18: Si e kaloje kohën e lirë para Coronavirus?

Unë e kaloja kohën e lirë me prindërit dhe me shokët.

Pyetje 19: Po tani çfarë bën gjithë ditën në shtëpi?

Përsëri shrytëzoj kohën me familjen, flas me shoqërinë në telefon dhe luajmë së bashku në playstation.

Pyetje 20: Ke frikë se mos sëmuresh?

Po kam frikë, por nuk bëj panik.

Pyetje 21: Çfarë të ka bërë më shumë përshtypje gjatë kësaj periudhe kur gjithë bota ka të njëjtin hall?

Që gjithandej flasin veç për Coronavirusin.

Pyetje 22: Cila është frika jote më e madhe?

Frika ime më e madhe është lartësia.

Pyetje 23: Kur të ndodh diçka e bukur, si e shpreh gëzimin?

Duke qeshur!

Pyetje 24: Pse shumica e të rriturve duan të kenë fëmijë?

Për të pasur trashëgimtarë.

Pyetje 25: Sa fëmijë duhet të ketë një familje?

Sipas mendimit tim së paku 2 fëmijë.

Pyetje 26: Më shoqëro me fjalën e parë që të vjen në mendje fjalët:

Motra - Dashuri

Qiell - Liri

Vëllai - Besnikëri

Shkollë - Dituri

Shok - Miqësi

Internet - Horizont dijesh

Libër - Pasuri

Bukë - Mirëqënie

Pemë - Dashuri për mjedisin

Pyetje 27: Pse disa të rritur kanë mall për fëmijërinë dhe thonë «Ah sikur të isha edhe një herë në atë moshë»!

Ata e thonë këtë shprehje që të kthehen në kohë dhe të bëjnë gjithçka perfekte.

Pyetje 28: Çfarë i streson më shumë të rriturit?

Shëndeti i fëmijëve të tyre.

Pyetje 29: Çfarë i mërzit më shumë fëmijët?

Kur prindërit nuk ua plotësojnë dëshirat.

Pyetje 30: Çfarë këshille do t’u jepje të rriturve që po të lexojnë? Po fëmijëve?

Për këtë kohë të Coronavirusit rrini në shtëpi dhe mos bëni panik.

Unë do t’i këshilloja fëmijit që të jenë sa më pozitivë ndaj prindërve.

Pyetje 31: A do doje të publikoje një shkrim tëndin në portalin FlasShqip?

Do të doja me kënaqësi ta publikoja.

Shënim:

Të dashur prindër e fëmijë, nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në rubrikën “Fëmijët e Diasporës”, lutemi na kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në faqen tonë në Facebook. Intervistat e fëmijëve do të jenë një kujtim i bukur për ta kur të rriten. Faleminderit!

 ©FlasShqip.ca