Fëmijë diaspore

Fëmijët e Diasporës: Amanda Mullisi, rreth botës për një muaj, pastaj…

Përgatiti: David Shkurti

Në këtë periudhë kur i madh e i vogël ndodhen mbyllur në shtëpi duke pritur ditë më të mira të vijnë, FlasShqip ka ftuar fëmijët/adoleshentët e diasporës shqiptaro-kanadeze, t’u përgjigjen 31 pyetjeve. Qëllimi nuk është aspak t’i lodhim e t’u japim detyra shtëpie në shqip, por t’i angazhojmë pak nga pak në një media komunitare për t’u njohur me njëri-tjetrin. Le të shohim ditë pas dite kush janë fëmijët/adoleshentët shqiptarë që jetojnë në Kanada dhe çfarë mendojnë ata. U kemi drejtuar pyetje të shkurtra e tek-tuk ndonjë pak më të ndërlikuar. Falenderojmë prindërit për bashkëpunimin dhe fëmijët/adoleshentët për seriozitetin dhe çiltërsinë.

Pyetje 1: Kush je ti?

Amanda Mullisi

Pyetje 2: Ku ke lindur dhe ku banon ?

Kam lindur në qytetin e Elbasanit dhe jetoj në Toronto.

Pyetje 3: Në ç’klasë je?

Në klasën e 9.

Pyetje 4: Cili është hobi yt?

Noti.

Pyetje 5: Po lënda e preferuar në shkollë?

Matematika dhe gjimnastika.

Pyetje 6: Çfarë ke menduar të bësh pasi të mbarosh gjimnazin ?

Pas gjimnazit do të doja të bëja një udhëtim një mujor në vende të ndryshme para se të filloj Universitetin.

Pyetje 7: Ma përshkruaj veten pas 10 vjetësh, në aspekte të ndryshme të jetës.

Pas 10 vjetësh do të jem në Universitetin e dytë duke studiuar për dentiste.

Gjithashtu, shpresoj të kem blerë apartamentin tim.

Pyetje 8: Cila është fjala ose shprehja më e pëlqyer në gjuhën shqipe?

Fjala “luftarak” .

Pyetje 9: Cilën fjalë apo shprehje përdor më shpesh në anglisht?

Nuk jam duke folur me zë të lartë! “I am not talking that loud”!

Pyetje 10: Më identifiko një nga tiparet e personalitetit tënd që të bën të ndihesh më shumë shqiptar/e?

Mendoj që ndonjëherë flas shumë e më zë të lartë dhe kam shumë dëshirë të kërcej.

Pyetje 11: Ç’lloj punësh shtëpie bën?

Cfarëdo lloj gjëje që më kërkohet si laj enët, pastroj shtëpinë me fshesën e korentit, rregulloj krevatet, fshij pluhurat.

Pyetje 12: A kërkon të shpërblehesh për këto punë? Pse?

Jo, sepse jam pjesë e familjes.

Pyetje 13: Më thuaj një tipar që nuk të pëlqen te shqiptarët dhe një që të pëlqen.

Nuk më pëlqen që shqiptarët (jo të gjithë) kanë shumë krenari dhe më pëlqen që janë të lidhur me njëri-tjetrin dhe mbajnë kulturën.

Pyetje 14: Çfarë të ka bërë përshtypje kur ke shkuar në Shqipëri?

Sa shumë kohë shqiptarët kanë për kafe. Kemi të njëjtën 24 orë, por këtu nuk ke shumë kohë.

Pyetje 15: Më thuaj një të drejtë që duhet ta kesh sipas teje, por që të shkelet

Nuk kam të drejtë të marr ca vendime për veten time, sepse jam ende e vogël.

Pyetje 16: Kujt do t’i ankoheshe nëse do kishe ndonjë problem?

Varet nga problemi. Nëse është një problem i thjeshtë do të flisja me shoqen time të ngushtë, Silvian. Nëse është një problem i komplikuar me mamin.

Pyetje 17: Më thuaj një libër për fëmijë në shqip që do doje ta kishe në bibliotekë?

Nuk kam lexuar dhe nuk kam njohuri për letërsinë shqiptare.

Pyetje 18: Si e kaloje kohën e lirë para Corona Virus?

Dilja me shoqet, bëja not disa herë në javë dhe shkoja rregullisht në palestër.

Pyetje 19: Po tani çfarë bën gjithë ditën në shtëpi?

Shoh TV, flas me shoqet, ndihmoj me punët e shtëpisë.

Pyetje 20: Ke frikë se mos sëmuresh?

Jo, jam e ndërgjegjshme për veprimet dhe kujdesin për veten.

Pyetje 21: Çfarë të ka bërë më shumë përshtypje gjatë kësaj periudhe kur gjithë bota ka të njëjtin hall ?

Gjërat të cilat i merrja për “granted” tani më mungojnë, madje dhe gjëra të vogla që përpara nuk i vlerësoja shumë. Gjithashtu, më ka bërë përshtypje se si disa njerëz janë të papërgjgshëm në këtë kohë pandemie për të gjithë.

Pyetje 22: Cila është frika jote më e madhe ? 

Të humbas dikë që është i dashur/i afërm me mua.

Pyetje 23: Kur të ndodh diçka e bukur, si e shpreh gëzimin?

Qaj me lot gëzimi ose bërtas me zë të lartë (si e çmendur).

Pyetje 24: Pse shumica e të rriturve duan të kenë fëmijë?

Mendoj që fëmijët sjellin gëzim në familje dhe sigurojnë vazhdimin e brezit të ri.

Pyetje 25: Sa fëmijë duhet të ketë një familje?

2-3 fëmijë

Pyetje 26: Më shoqëro me fjalën e parë që të vjen në mendje fjalët:

Motra – shoqja më e ngushtë

Qiell – retë

Vëllai – mbrojtës

Shkollë – libra

Shok – të qeshim

Internet – informacion

Libër – shkrimtare

Bukë– ushqim

Pemë – alergji

Pyetje 27: Pse disa të rritur kanë mall për fëmijërinë dhe thonë “Ah sikur të isha edhe një herë në atë moshë!

Mendoj që të rriturve u mungon ajo jeta pa stres dhe liria që fëmijët kanë domethënë jo përgjegjësi.

Pyetje 28: Çfarë i streson më shumë të rriturit?

Koha e kufizuar, puna dhe trafiku.

Pyetje 29: Çfarë i mërzit më shumë fëmijët?

Nuk kanë shumë hapësirë të japin mendimin e tyre.

Pyetje 30: Çfarë këshille do t’u jepje të rriturve që po të lexojnë? Po fëmijëve?

Respektoni dëshirat dhe opinionin e fëmijëve dhe shpenzoni sa më shumë kohë me fëmijët tuaj se koha ikën shpejt.

Respektoni prindërit sepse ata ju duan më shumë se çdo njeri tjetër.

Pyetje 31: Nëse do mundje të shkruaje një artikull në shqip, për çfarë do të shkruaje në portalin FlasShqip?

Kam vështirësi të shkruaj në gjuhën shqipe sepse nuk e kam praktikuar në të lexuar dhe të shkruajtur, por vetëm në të folur. Ndoshta do të shkruaja “Pse sistemi shëndetësor duhet të jetë falas për të gjithë”

 

Shënim:

Të dashur prindër e fëmijë, nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në rubrikën “Fëmijët e Diasporës”, lutemi na kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në faqen tonë në Facebook. Intervistat e fëmijëve do të jenë një kujtim i bukur për ta kur të rriten. Faleminderit!

 

©FlasShqip.ca