Fëmijët e Diasporës - Arba Skilja, balerina e ardhshme
Përgatiti: David Shkurti
Në këtë periudhë kur i madh e i vogël ndodhen mbyllur në shtëpi duke pritur ditë më të mira të vijnë, FlasShqip ka ftuar fëmijët/adoleshentët e diasporës shqiptaro-kanadeze, t’u përgjigjen 31 pyetjeve. Qëllimi nuk është aspak t’i lodhim e t’u japim detyra shtëpie në shqip, por t’i angazhojmë pak nga pak në një media komunitare për t’u njohur me njëri-tjetrin. Le të shohim një pas një kush janë fëmijët/adoleshentët shqiptarë që jetojnë në Kanada dhe çfarë mendojnë ata. U kemi drejtuar pyetje të shkurtra e tek-tuk ndonjë pak më të ndërlikuar. Falenderojmë prindërit për bashkëpunimin dhe fëmijët/adoleshentët për seriozitetin dhe çiltërsinë.
Pyetje 1: Kush je ti?
Arba Skilja.
Pyetje 2: Ku ke lindur dhe ku banon ?
Kam lindur në Toronto dhe banoj në Woodbridge.
Pyetje 3: Në ç’klasë je?
Un jam në klasë të 5-të.
Pyetje 4: Cili është hobi yt?
Hobi im është baleti/kercimi dhe piano.
Pyetje 5: Po lënda e preferuar në shkollë?
Lënda ime e preferuar në shkollë është shkenca.
Pyetje 6: Çfarë ke menduar të bësh pasi të mbarosh gjimnazin?
Kur të mbaroj gjimnazin do shkoj në unversitet që të bëhem mësuese si dy gjyshet e mia.
Pyetje 7: Ma përshkruaj veten pas 10 vjetësh, në aspekte të ndryshme të jetës.
Mendoj se do jem studente në universitet. Dua që të bëhëm edhe balerine profesioniste.
Pyetje 8: Cila është fjala ose shprehja më e pëlqyer në gjuhën shqipe?
Mu në mes të pilafit.
Pyetje 9: Cilën fjalë apo shprehje përdor më shpesh në anglisht?
Roan, stop it.
Pyetje 10: Më identifiko një nga tiparet e personalitetit tënd që të bën të ndihesh më shumë shqiptar/e?
Nuk kam frikë.
Pyetje 11: Ç’lloj punësh shtëpie bën?
Pastroj dhomën time dhe ndonjëhere ndihmoj vëllain e vogël me dhomën e tij.
Pyetje 12: A kërkon të shpërblehesh për këto punë? Pse?
Jo, sepse është detyra ime.
Pyetje 13: Më thuaj një tipar që nuk të pëlqen te shqiptarët dhe një që të pëlqen.
Nuk më pëlqen kur më thonë që të vesh kanatjere. Më pëlqen se shqiptarët nuk kanë frikë nga asgjë.
Pyetje 14: Çfarë të ka bërë përshtypje kur ke shkuar në Shqipëri?
Qentë në rrugë.
Pyetje 15: Më thuaj një të drejtë që duhet ta kesh sipas teje, por që të shkelet.
Nuk më vjen një në mend.
Pyetje 16: Kujt do t’i ankoheshe nëse do kishe ndonjë problem?
Babit dhe mamit.
Pyetje 17: Më thuaj një libër për fëmijë në shqip që do doje ta kishe në bibliotekë?
Më pelqen Abetarja.
Pyetje 18: Si e kaloje kohën e lirë para Coronavirus?
Shkoja në klasa piano, balet, jazz, musical theater, not dhe patinazh në akull. Luaja edhe me vëllain me lego.
Pyetje 19: Po tani çfarë bën gjithë ditën në shtëpi?
Bëj mësime online, luaj piano, luaj me lego, lexoj për një ore dhe luaj me vëllain e vogël.
Pyetje 20: Ke frikë se mos sëmuresh?
Po kam, por mami na jep ushqime të shëndetshme dhe vitamina për të qenë të fortë.
Pyetje 21: Çfarë të ka bërë më shumë përshtypje gjatë kësaj periudhe kur gjithë bota ka të njëjtin hall?
Që shumë vende po vuajnë.
Pyetje 22: Cila është frika jote më e madhe?
Që mund të humbas prinderit.
Pyetje 23: Kur të ndodh diçka e bukur, si e shpreh gëzimin?
Kërcej në menyre qesharake dhe them “boots and cats and boots and cats”.
Pyetje 24: Pse shumica e të rriturve duan të kenë fëmijë?
Sepse i bëjnë të ndjehen të gezuar dhe krenarë.
Pyetje 25: Sa fëmijë duhet të ketë një familje?
Une mendoj 3 maksimumi.
Pyetje 26: Më shoqëro me fjalën e parë që të vjen në mendje fjalët:
Qiell - re
Vëllai - crazy
Shkollë - mësoj
Shok - të mirë
Internet - lojra
Libër- relaksues
Bukë - gjalp
Pemë – gjethe.
Pyetje 27: Pse disa të rritur kanë mall për fëmijërinë dhe thonë “Ah sikur të isha edhe një herë në atë moshë?
Mbase sepse tani fëmijët kanë më shumë gjëra për të luajtur.
Pyetje 28: Çfarë i streson më shumë të rriturit?
Kur ne femijët vritemi duke luajtur.
Pyetje 29: Çfarë i mërzit më shumë fëmijët?
Kur mami dhe babi janë mërzitur me ne femijët.
Pyetje 30: Çfarë këshille do t’u jepje të rriturve që po të lexojnë? Po fëmijëve?
Të rriturit të mos “overprotect” femijët. Për fëmijet, të degjojne gjithmonë prindërit.
Pyetje 31: Nëse do mundje të shkruaje një artikull në shqip, për çfarë do të shkruaje në portalin FlasShqip?
Nuk di të shkruaj mirë shqip, por do të shkruaja për mjedisin.
Shënim:
Të dashur prindër e fëmijë, nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në rubrikën “Fëmijët e Diasporës”, lutemi na kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në faqen tonë në Facebook. Intervistat e fëmijëve do të jenë një kujtim i bukur për ta kur të rriten. Faleminderit!
©FlasShqip.ca










