Fëmijë diaspore

Fëmijët e Diasporës: Aleksandra Zesllari, mjekja e familjes

Përgatiti: David Shkurti

Në këtë periudhë kur i madh e i vogël ndodhen mbyllur në shtëpi duke pritur ditë më të mira të vijnë, FlasShqip ka ftuar fëmijët/adoleshentët e diasporës shqiptaro-kanadeze, t’u përgjigjen 31 pyetjeve. Qëllimi nuk është aspak t’i lodhim e t’u japim detyra shtëpie në shqip, por t’i angazhojmë pak nga pak në një media komunitare për t’u njohur me njëri-tjetrin. Le të shohim një pas një kush janë fëmijët/adoleshentët shqiptarë që jetojnë në Kanada dhe çfarë mendojnë ata. U kemi drejtuar pyetje të shkurtra e tek-tuk ndonjë pak më të ndërlikuar. Falenderojmë prindërit për bashkëpunimin dhe fëmijët/adoleshentët për seriozitetin dhe çiltërsinë.

Pyetje 1: Kush je ti?   

Aleksandra Zesllari. 

Pyetje 2: Ku ke lindur?

Toronto, Ontario.

Pyetje 3: Në ç’klasë je?

Viti i parë i gjimnazit (Grade 9).

Pyetje 4: Ku banon?

Në Toronto East. 

Pyetje 5: Cili është hobi yt?

Të vizatoj dhe të notoj.

Pyetje 6: Po lënda e preferuar në shkollë?

Matematikë, Fizikë.

Pyetje 7: Çfarë ke menduar të bësh pasi të mbarosh gjimnazin ?

Dëshira ime është të jem në fushën e mjekësisë, mbase jo kirurge, por mjeke e familjes (Family doctor).

Pyetje 8: Cila është fjala ose shprehja më e pëlqyer në gjuhën shqipe? 

Shprehja më e bukur për mua është “Të ndihesh e lumtur” më duket si një tufë me lule pranvere.

Pyetje 9: Cilën fjalë apo shprehje përdor më shpesh në anglisht?

What's your favorite TV show?

Pyetje 10: Më identifiko një nga tiparet e personalitetit tënd që të bën të ndihesh më shumë shqiptar/e?

Ndonjëherë e ngre zërin shumë kur flaş.

Pyetje 11: Ç’lloj punësh shtëpie bën?

Ndihmoj mesa mundem, ndonjëherë edhe gatuaj gjëra të thjeshta si pastiçio.

Pyetje 12: A kërkon të shpërblehesh për këto punë? Pse?

Mundohem, por kjo nuk ndodh shpesh sepse prindërit më thonë ne kemi bërë më shumë se ty dhe nuk merrnim shpërblim (haha). 

Pyetje 13: Ka ndonjë gjë që nuk të pëlqen te shqiptarët?

Më pëlqen origjina ime dhe jam krenare për të! 

Pyetje 14: Çfarë të ka bërë përshtypje kur ke shkuar në Shqipëri?

Atmosferë gazmore, kam shkuar tek gjyshërit dhe jam kënaqur shumë. 

Pyetje 15: Më thuaj një të drejtë që duhet ta kesh sipas teje. por që të shkelet

Oraret, të premten dhe të shtunën do doja të mos kisha limit kohe për të parë filmat që dua.

Pyetje 16: Kujt do t’i ankoheshe nëse do kishe ndonjë problem? 

Mendoj se me mamin por dhe babin (me raste). 

Pyetje 17: Më thuaj një libër për fëmijë që do doje ta lexoje në shqip?

Anne of Green Gables.

Pyetje 18: Si e kaloje kohën e lirë para Coronavirus? 

Ndiqja notin dhe takohesha me shoqe. 

Pyetje 19: Po tani çfarë bën gjithë ditën në shtëpi?

Mundohem të organizoj ditën, ndonjëherë lexoj, flas me shoqe via WhatsApp.

Pyetje 20: Ke frikë se mos sëmuresh ?

Jo shumë, duke ndejtur të mbyllur në shtëpi shanset janë të pakta.

Pyetje 21: Çfarë të ka bërë më shumë përshtypje gjatë kësaj periudhe kur gjithë bota ka të njëjtin hall ?

Më ka bërë përshtypje sesi në Itali njerëzit këndojnë nëpër ballkone megjithëse janë në hall të madh. Më duket fantastik optimizmi i tyre.

Pyetje 22: Cila është frika jote më e madhe?

Kam frikë nga merimangat.

Pyetje 23: Kur të ndodh diçka e bukur, si e shpreh gëzimin?

Flas shumë, dua që të gjithë të tjerët (mami, babi dhe motra) të gëzojnë për mua siç gëzoj unë.

Pyetje 24: Pse shumica e të rriturve duan të kenë fëmijë? 

Nuk e di, mbase është cikli i jetës, të rriturit martohen dhe më pas bëjnë fëmijë? 

Pyetje 25: Sa fëmijë duhet të ketë një familje?

Mendoj 2.

Pyetje 26: Më shoqëro me fjalën e parë që të vjen në mendje fjalët:

Motra-familja;

Qiell- ngjyra blu;

Vëllai- familja;

Shkollë- edukim;

Shok-marrëdhënie (mate);

Internet-Netflix;

Libër-fjalë;

Bukë-ushqim;

Pemë-gjethe; 

Pyetje 27: Pse disa të rritur kanë mall për fëmijërinë dhe thonë “Ah sikur të isha edhe një herë në atë moshë!

Sepse duan të bëjnë gjërat që kanë mall për t’i bërë prapë ose nuk i kanë bërë dot.

Pyetje 28: Çfarë i streson më shumë të rriturit?

Përgjegjësitë, fuqia fizike dhe mendore.

Pyetje 29: Çfarë i mërzit më shumë fëmijët?

Kur nuk të dëgjojnë të rriturit dhe vendosin për ty.

Pyetje 30: Çfarë këshille do t’u jepje të rriturve që po të lexojnë? Po fëmijëve? 

Për të rriturit: Dëgjoni, vlerësoni dhe më pas merrni vendimet duke na përfshirë dhe ne. 

Pyetje 31: A do doje të publikoje një shkrim tëndin në portalin FlasShqip?

Mendoj se po.

 

Shënim:

Të dashur prindër e fëmijë, nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në rubrikën “Fëmijët e Diasporës”, lutemi na kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në faqen tonë në Facebook. Intervistat e fëmijëve do të jenë një kujtim i bukur për ta kur të rriten. Faleminderit!

 ©FlasShqip.ca