Fëmijët e Diasporës - Arlind Kuqi, adhuruesi i patriotizmit shqiptar
Në këtë periudhë kur i madh e i vogël ndodhen mbyllur në shtëpi duke pritur ditë më të mira të vijnë, FlasShqip ka ftuar fëmijët/adoleshentët e diasporës shqiptaro-kanadeze, t’iu përgjigjen 31 pyetjeve. Qëllimi nuk është aspak t’i lodhim e t’u japim detyra shtëpie në shqip, por t’i angazhojmë pak nga pak në një media komunitare për t’u njohur me njëri-tjetrin. Le të shohim një pas një kush janë fëmijët/adoleshentët shqiptarë që jetojnë në Kanada dhe çfarë mendojnë ata. U kemi drejtuar pyetje të shkurtra e tek-tuk ndonjë pak më të ndërlikuar. Falenderojmë prindërit për bashkëpunimin dhe fëmijët/adoleshentët për seriozitetin dhe çiltërsinë.
Pyetje 1: Kush je ti?
Jam Arlind Kuqi.
Pyetje 2: Ku ke lindur dhe ku banon?
Kam lindur në Arkansas (USA) dhe jetoj në Calgary, Alberta (Canada).
Pyetje 3: Në ç’klasë je?
Jam në klasen e 7-të.
Pyetje 4: Cili është hobi yt?
Golfi, basketbolli, kitarra, trompeta dhe lojrat në Xbox.
Pyetje 5: Po lënda e preferuar në shkollë?
Matematika.
Pyetje 6: Çfarë ke menduar të bësh pasi të mbarosh gjimnazin ?
Dua të shkoj në universitet.
Pyetje 7: Ma përshkruaj veten pas 10 vjetësh, në aspekte të ndryshme të jetës…
Do të jem në universitet dhe do të konkuroj me lojtaret më të mire të golfit në universitet.
Pyetje 8: Cila është fjala ose shprehja më e pëlqyer në gjuhën shqipe?
Shqiptar.
Pyetje 9: Cilën fjalë apo shprehje përdor më shpesh në anglisht?
Thank You!
Pyetje 10: Më identifiko një nga tiparet e personalitetit tënd që të bën të ndihesh më shumë shqiptar/e?
Emrin e kam 100% shqiptar.
Pyetje 11: Ç’lloj punësh shtëpie bën?
Kujdesem për motrën e vogël kur prindërit nuk janë në shtepi, vendos enët në lavastovilje dhe ndihmoj babain për të prerë barin apo pastruar hyrjen e shtëpisë nga bora.
Pyetje 12: A kërkon të shpërblehesh për këto punë? Pse?
Jo, sepse jam pjestar i familjes dhe kam detyra si çdo anëtar tjeter.
Pyetje 13: Më thuaj një tipar që nuk të pëlqen te shqiptarët dhe një që të pëlqen.
Nuk më pelqen gjaknxehtësia, por më pëlqen patriotizmi i shqiptarëve
Pyetje 14: Çfarë të ka bërë përshtypje kur ke shkuar në Shqipëri?
Vendet janë shumë të bukura, duke filluar nga malet deri tek deti.
Pyetje 15: Më thuaj një të drejtë që duhet ta kesh sipas teje, por që të shkelet
Të flej pak më vonë gjatë ditëve të javës. 😊
Pyetje 16: Kujt do t’i ankoheshe nëse do kishe ndonjë problem?
Babit dhe mamit.
Pyetje 17: Më thuaj një libër për fëmijë në shqip që do doje ta kishe në bibliotekë?
Do të kisha dëshire të lexoja librin “Albanët” nga Elena Kocaqi.
Pyetje 18: Si e kaloje kohën e lirë para Coronavirus?
Luaja basketboll tek YMCA, mësoja kitarrë, bëja detyrat mbas shkolle, lexoja libra, luaja edhe pak Xbox në fundjavë.
Pyetje 19: Po tani çfarë bën gjithë ditën në shtëpi?
Lexoj libra, ushtrohem në kitarrë, luaj ping-pong, bëj detyrat e shkollës online dhe kaloj kohë me familjen.
Pyetje 20: Ke frikë se mos sëmuresh?
Jo.
Pyetje 21: Çfarë të ka bërë më shumë përshtypje gjatë kësaj periudhe kur gjithë bota ka të njëjtin hall?
Çuditem se sa janë rritur kërkesat për letër higjenike apo dizinfektues për duart.
Pyetje 22: Cila është frika jote më e madhe ? (përjashto Coronavirusin)
Hedhja nga avioni me parashutë.
Pyetje 23: Kur të ndodh diçka e bukur, si e shpreh gëzimin?
Jam tip i qetë dhe keshtu thjesht buzëqesh.
Pyetje 24: Pse shumica e të rriturve duan të kenë fëmijë?
Të kenë më shumë lumturi.
Pyetje 25: Sa fëmijë duhet të ketë një familje?
2 fëmijë.
Pyetje 26: Më shoqëro me fjalën e parë që të vjen në mendje fjalët:
Motra - Ariana;
Qiell - Blu;
Vëllai - Unë;
Shkollë - Punë;
Shok - Qef;
Internet - Informacion;
Libër – Lexim;
Bukë – Djathë;
Pemë – Lule.
Pyetje 27: Pse disa të rritur kanë mall për fëmijërinë dhe thonë “Ah sikur të isha edhe një herë në atë moshë!
Sepse ke më pak probleme me jetën kur je i vogël.
Pyetje 28: Çfarë i streson më shumë të rriturit?
Puna.
Pyetje 29: Çfarë i mërzit më shumë fëmijët?
Vëmendja.
Pyetje 30: Çfarë këshille do t’u jepje të rriturve që po të lexojnë? Po fëmijëve?
Të rriturve do t’iu thoja, luani dhe harxhoni kohë me ne, kurse fëmijeve do t’iu thoja shijojeni fëmijërinë.
Pyetje 31: Nëse do mundje të shkruaje një artikull në shqip, për çfarë do të shkruaje në portalin FlasShqip?
Mund të shkruaja rreth librave që po lexoj kohët e fundit për të motivuar bashkëatdhetarët e mi.

Shënim:
Të dashur prindër e fëmijë, nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në rubrikën “Fëmijët e Diasporës”, lutemi na kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në faqen tonë në Facebook. Intervistat e fëmijëve do të jenë një kujtim i bukur për ta kur të rriten. Faleminderit!
©FlasShqip.ca










