Fëmijë diaspore

Fëmijët e Diasporës: Enisi Krasnica, e apasionuara pas shkencës

Në këtë periudhë kur i madh e i vogël ndodhen mbyllur në shtëpi duke pritur ditë më të mira të vijnë, FlasShqip ka ftuar fëmijët/adoleshentët e diasporës shqiptaro-kanadeze, t’u përgjigjen 31 pyetjeve. Qëllimi nuk është aspak t’i lodhim e t’u japim detyra shtëpie në shqip, por t’i angazhojmë pak nga pak në një media komunitare për t’u njohur me njëri-tjetrin. Le të shohim një pas një kush janë fëmijët/adoleshentët shqiptarë që jetojnë në Kanada dhe çfarë mendojnë ata. U kemi drejtuar pyetje të shkurtra e tek-tuk ndonjë pak më të ndërlikuar. Falenderojmë prindërit për bashkëpunimin dhe fëmijët/adoleshentët për seriozitetin dhe çiltërsinë.

Pyetje 1: Kush je ti?

Unë jam Enisi Krasnica.

Pyetje 2: Ku ke lindur?

Kam lindur në Toronto.

Pyetje 3: Në ç’klasë je?

Jam në vit të fundit të gjimnazit.

Pyetje 4: Ku banon?

Banoj në Toronto.

Pyetje 5: Cili është hobi yt?

Unë pëlqej të lexoj.

Pyetje 6: Po lënda e preferuar në shkollë?

Kimia, biologjia edhe matematika.

Pyetje 7: Çfarë ke menduar të bësh pasi të mbarosh gjimnazin ?

Do shkoj në universitet të studioj shkencë. Nuk e di akoma në cilin universitet do shkoj, pasi më ka pranuar çdo shkollë ku kam aplikuar. Tani e kam pak vështirë të vendos, por është e sigurt që do iki jashtë Torontos.

Pyetje 8: Cila është fjala ose shprehja më e pëlqyer në gjuhën shqipe?

Unë pëlqej fjalën puç.

Pyetje 9: Cilën fjalë apo shprehje përdor më shpesh në anglisht?

Fjala që përdor më shpesh është « basically ».

Pyetje 10: Më identifiko një nga tiparet e personalitetit tënd që të bën të ndihesh më shumë shqiptar?

Një tipar që më bën të ndihem më shumë shqiptare është patriotizmi që kam, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kanadanë.

Pyetje 11: Ç’lloj punësh shtëpie bën?

Rregulloj dhomën time edhe mbaj vëllain.

Pyetje 12: A kërkon të shpërblehesh për këto punë? Pse?

Jo, sepse nuk më duket si punë që të kërkoj shpërblim për të.

Pyetje 13: Ka ndonjë gjë që nuk të pëlqen te shqiptarët?

Nuk më pëlqen që shumica e shqiptarëve mundohen kaq shumë që të ikin nga Shqipëria dhe vijnë në Kanada, pastaj kur janë këtu vetëm ankohen dhe shajnë Kanadanë edhe thonë sa më mirë do ishte jeta në Shqipëri.

Pyetje 14: Çfarë të ka bërë përshtypje kur ke shkuar në Shqipëri?

Kam shkuar në Shqipëri shumë shpesh, dhe kam jetuar një vit gjatë klasës së shtatë në Tiranë. Kam shëtitur gjithë Shqipërinë edhe më ka bërë shumë përshtypje sa vend i bukur që është.

Pyetje 15: Si ishte shkolla në Shqipëri?

Shkolla ishte shumë e vështirë, mesueset ishin shumë të rrepta, dhe nxënësit ishin shumë individualist. Gjithë secili vetëm për vete.

Pyetje 16: Më thuaj një të drejtë që duhet ta kesh sipas teje. por që të shkelet

Unë them që të rriturit duhet të më dëgjojnë mendimet dhe opinionet e mia dhe jo thjesht të më injorojnë sepse më konsiderojnë fëmijë.

Pyetje 17: Kujt do t’i ankoheshe nëse do kishe ndonjë problem?

Për çdo problem që kam i flas mamit.

Pyetje 18: Më thuaj një libër për fëmijë që do doje ta lexoje në shqip?

Do desha t’i lexoja librit e Harry Potter në shqip.

Pyetje 19: Si e kaloje kohën e lirë para Corona Virus?

Dilja shumë shpesh me shoqet nepër vende të ndryshme në Toronto.

Pyetje 20: Po tani çfarë bën gjithë ditën në shtëpi?

Flas me shoqet në telefon, studioj, dhe bëj detyrat e shkollës.

Pyetje 21: Ke frikë se mos sëmuresh ?

Nuk kam shumë frikë që do sëmurem, sepse jam shumë e kujdesshme.

Pyetje 22: Çfarë të ka bërë më shumë përshtypje gjatë kësaj periudhe kur gjithë bota ka të njëjtin hall ?

Shtetet duhet të ishin më të përgatitur edhe njerëzit po të ishin më të kujdesshëm nuk do kishte arritur të ishte kaq keq. Por kjo ka dhe një të mirë sepse po shikoj që njerëzit në përgjithësi janë bërë « një » kundër këtij virusi.

Pyetje 23: Cila është frika jote më e madhe?

Frika ime më e madhe është vdekja.

Pyetje 24: Kur të ndodh diçka e bukur, si e shpreh gëzimin?

Dal me shoqet dhe festojmë.

Pyetje 25: Pse shumica e të rriturve duan të kenë fëmijë?

Sepse shumica e njerzëve janë rritur me idenë e familjes edhe është e rëndësishme ta kesh familjen tënde.

Pyetje 26: Sa fëmijë duhet të ketë një familje?

Një familje duhet të ketë 2 fëmijë, një gocë dhe një çun.

Pyetje 27: Më shoqëro me fjalën e parë që të vjen në mendje fjalët:

Motra- vëllai

Qiell- diell

Vëllai- familja

Shkollë- mësime

Shok- kënaqësi

Internet- netflix

Libër- fjalë

Bukë- byrek

Pemë- gjethe

Pyetje 28: Pse disa të rritur kanë mall për fëmijërinë dhe thonë “Ah sikur të isha edhe një herë në atë moshë!

Kjo ndodh spese kur je fëmijë nuk i kupton gjithë problemet që ka në këtë botë edhe në jetë. Është një shprehje, “Ignorance is bliss,” që do të thotë nganjëherë është më mirë të mos dish, sepse je më i lumtur.

Pyetje 29: Çfarë i streson më shumë të rriturit?

Puna dhe fëmijët.

Pyetje 30: Çfarë i mërzit më shumë fëmijët?

Prindërit.

Pyetje 31: Çfarë këshille do t’u jepje të rriturve që po të lexojnë? Po fëmijëve?

Të rriturve u them që duhet të fillojnë t’i dëgjojnë kalamajtë e vetë dhe mos t’i injorojnë sepse kjo i mërzit shumë fëmijët. Fëmijëve u them që duhet të punojnë shumë fort në shkollë sepse është shumë e rëndësishme, edhe ia vlen.

Pyetje 32: A do doje të publikoje një shkrim tëndin në portalin FlasShqip?

Jo sepse nuk jam e mirë në shkrim.

 

*Shënim:

Të dashur prindër e fëmijë, nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në rubrikën “Fëmijët e Diasporës”, lutemi na kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në faqen tonë në Facebook. Intervistat e fëmijëve do të jenë një kujtim i bukur për ta kur të rriten. Faleminderit!

 ©FlasShqip.ca