Fëmijët e Diasporës - Lukas Korkuti, djaloshi që ëndërron të bëhet astronaut
Përgatiti: David Shkurti
Në këtë periudhë kur i madh e i vogël ndodhen mbyllur në shtëpi duke pritur ditë më të mira të vijnë, FlasShqip ka ftuar fëmijët/adoleshentët e diasporës shqiptaro-kanadeze, t’u përgjigjen 31 pyetjeve. Qëllimi nuk është aspak t’i lodhim e t’u japim detyra shtëpie në shqip, por t’i angazhojmë pak nga pak në një media komunitare për t’u njohur me njëri-tjetrin. Le të shohim një pas një kush janë fëmijët/adoleshentët shqiptarë që jetojnë në Kanada dhe çfarë mendojnë ata. U kemi drejtuar pyetje të shkurtra e tek-tuk ndonjë pak më të ndërlikuar. Falenderojmë prindërit për bashkëpunimin dhe fëmijët/adoleshentët për seriozitetin dhe çiltërsinë.
Pyetje 1: Kush je ti?
Lukas Korkuti.
Pyetje 2: Ku ke lindur?
Në Toronto, Kanada.
Pyetje 3: Në ç’klasë je?
Në të gjashtën.
Pyetje 4: Ku banon?
Në Toronto.
Pyetje 5: Cili është hobi yt?
Të krijoj/dizenjoj gjëra në kompjuter.
Pyetje 6: Po lënda e preferuar në shkollë?
Shkenca dhe gjuha/letërsia.
Pyetje 7: Çfarë ke menduar të bësh pasi të mbarosh gjimnazin?
Të shkoj në universitet, të bëhem mjek pediatër dhe pastaj të bëhem astronaut.
Pyetje 8: Cila është fjala ose shprehja më e pëlqyer në gjuhën shqipe?
“Te dua shume” !
Pyetje 9: Cilën fjalë apo shprehje përdor më shpesh në anglisht?
“Yeah”.
Pyetje 10: Më identifiko një nga tiparet e personalitetit tënd që të bën të ndihesh më shumë shqiptar?
Flas me zë të larte dhe e pëlqej shumë detin.
Pyetje 11: Ç’lloj punësh shtëpie bën?
Rregulloj krevatin tim, shtroj tavolinën dhe pastroj ndonjëherë borën.
Pyetje 12: A kërkon të shpërblehesh për këto punë? Pse?
Jo, sepse nuk kam nevojë për shpërblim. I kam gjërat që më duhen dhe të gjithë punojnë në shtëpi.
Pyetje 13: Ka ndonjë gjë që nuk të pëlqen te shqiptarët?
Nuk më pelqen si i japin makinës në Shqipëri.
Pyetje 14: Çfarë të ka bërë përshtypje kur ke shkuar në Shqipëri?
Plazhet janë shumë të bukura, ushqimi është shumë i mirë, por rrugët automobilistike nuk janë të mira. Shumë njërëz pinë cigare. Gjithashtu është shumë nxehtë.
Pyetje 15: Më thuaj një të drejtë që duhet ta kesh sipas teje, por që të shkelet.
Nuk më lenë të organizoj kohën time siç dua unë.
Pyetje 16: Kujt do t’i ankoheshe nëse do kishe ndonjë problem?
Prindërve.
Pyetje 17: Më thuaj një libër për fëmijë që do doje ta lexoje në shqip?
“The true story of the 3 little pigs”.
Pyetje 18: Si e kaloje kohën e lirë para Coronavirus?
Lozja më shokët, shkoja në sporte (hockey), shkoja në shkollë.
Pyetje 19: Po tani çfarë bën gjithë ditën në shtëpi?
Loz me kompjuter, flas në telefon me shokët, shikoj filma në Netflix, bëj fiskulturë me mamin dhe babin.
Pyetje 20: Ke frikë se mos sëmuresh?
Të gjithe kanë frikë, por unë jam i kujdesshëm
Pyetje 21: Çfarë të ka bërë më shumë përshtypje gjatë kësaj periudhe kur gjithë bota ka të njëjtin hall?
Se si diçka që ka ndodhur shumë larg prej këtu, ndikon gjithë botën dhe sa shumë punojnë doktorët dhe infermierët për të shëruar njerëzit gjithandej.
Pyetje 22: Cila është frika jote më e madhe?
Të humbas familjen time.
Pyetje 23: Kur të ndodh diçka e bukur, si e shpreh gëzimin?
Buzëqesh, qesh, këndoj dhe kërcej.
Pyetje 24: Pse shumica e të rriturve duan të kenë fëmijë?
Sepse njerëzit duan të kenë pjesëtarë të tjerë të familjes (është qejf të jesh shumë veta) dhe të trashëgojnë emrin e familjes.
Pyetje 25: Sa fëmijë duhet të ketë një familje?
Sa të duan prindërit, por unë mendoj 2 ose 3.
Pyetje 26: Më shoqëro me fjalën e parë që të vjen në mendje fjalët:
Motra - Sarah;
Qiell - Blu;
Vëllai - Djale i vogël;
Shkollë - Mësues;
Shok - Të lozësh;
Internet - Kompjuter;
Libër - Fleta letre;
Bukë - Gjellë;
Pemë - Pranvera.
Pyetje 27: Pse disa të rritur kanë mall për fëmijërinë dhe thonë “Ah sikur të isha edhe njëherë në atë moshë! ”
Sepse i kishin gjërat gati si fëmijë dhe s’kishin përgjegjësi.
Pyetje 28: Çfarë i streson më shumë të rriturit?
Puna dhe balanca në jetë.
Pyetje 29: Çfarë i mërzit më shumë fëmijët?
Kur u hiqen gjërat (si ndëshkim).
Pyetje 30: Çfarë këshille do t’iu jepje të rriturve që po të lexojnë? Po fëmijëve?
Për të rriturit: Relaksohuni dhe shkoni shpesh me pushime.
Për fëmijët: Mos u përpiqni të jeni perfekt, por përpiquni të bëni maksimumin tuaj. Duajeni familjen!
Pyetje 31: A do doje të publikoje një shkrim tëndin në portalin Flas Shqip?
Patjetër, do isha shumë i lumtur, por nuk e di nëse do mund ta përktheja si duhet në shqip...
Shënim:
Të dashur prindër dhe fëmijë, nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në rubrikën “Fëmijët e Diasporës”, lutemi na kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në faqen tonë në Facebook. Intervistat e fëmijëve do të jenë një kujtim i bukur për ta kur të rriten. Faleminderit!
©FlasShqip.ca