Fëmijë diaspore

Fëmijët e Diasporës - Dario Hila: pasionet e mia janë futbolli, muzika dhe libri

Në këtë periudhë kur i madh e i vogël ndodhen mbyllur në shtëpi duke pritur ditë më të mira të vijnë, FlasShqip ka ftuar fëmijët/adoleshentët e diasporës shqiptaro-kanadeze, t’u përgjigjen 31 pyetjeve. Qëllimi nuk është aspak t’i lodhim e t’u japim detyra shtëpie në shqip, por t’i angazhojmë pak nga pak në një media komunitare për t’u njohur me njëri-tjetrin. Le të shohim një pas një kush janë fëmijët/adoleshentët shqiptarë që jetojnë në Kanada dhe çfarë mendojnë ata. U kemi drejtuar pyetje të shkurtra e tek-tuk ndonjë pak më të ndërlikuar. Falenderojmë prindërit për bashkëpunimin dhe fëmijët/adoleshentët për seriozitetin dhe çiltërsinë.

Pyetje 1: Kush je ti?

Unë quhem Dario Hila.

Pyetje 2: Ku ke lindur dhe ku banon?

Unë kam lindur në Toronto dhe banoj në Toronto.

Pyetje 3: Në ç’klasë je?

Jam në klasë të 10.

Pyetje 4: Cili është hobi yt?

Hobi im është futbolli dhe muzika.

Pyetje 5: Po lënda e preferuar në shkollë?

Lënda ime e preferuar është muzika.

Pyetje 6: Çfarë ke menduar të bësh pasi të mbarosh gjimnazin?

Pas gjimnazit mendoj të vazhdoj studimet në universitet.

Pyetje 7: Ma përshkruaj veten pas 10 vjetësh, në aspekte të ndryshme të jetës.

Pas 10 vjetësh do kem mbaruar universitetin dhe do jem në punë. Shpresoj të kem gjetur një punë të mirë dhe të jem i kënaqur.

Pyetje 8: Cila është fjala ose shprehja më e pëlqyer në gjuhën shqipe?

Fjala ime e preferuar në shqip është : Shqipëri.

Pyetje 9: Cilën fjalë apo shprehje përdor më shpesh në anglisht?

Shprehja që përdor më shpesh në anglisht është : You know.

Pyetje 10: Identifiko një nga tiparet e personalitetit tënd që të bën të ndihesh më shumë shqiptar?

Patriotizmi është tipari që më bën të ndihem më shumë shqiptar.

Pyetje 11: Ç’lloj punësh shtëpie bën?

Unë ndihmoj me disa punë të ndryshme në shtëpi si pastrimi.

Pyetje 12: A kërkon të shpërblehesh për këto punë? Pse?

Unë nuk kerkoj të shpërblehem për këto punë, sepse unë mendoj që ndihma ndaj familjes nuk duhet shpërblyer.

Pyetje 13: Më thuaj një tipar që nuk të pëlqen te shqiptarët dhe një që të pëlqen.

Nuk ka tipare që nuk më pëlqejnë te shqiptarët. Një tipar që më pëlqen te shqiptarët është dashuria që kanë për familjet.

Pyetje 14: Çfarë të ka bërë përshtypje kur ke shkuar në Shqipëri?

Ushqimi i mrekullueshëm më ka bërë më shumë përshtypje në Shqipëri.

Pyetje 15: Më thuaj një të drejtë që duhet ta kesh sipas teje, por që të shkelet

Nuk besoj të kem të drejtë që më shkelet.

Pyetje 16: Kujt do t’i ankoheshe nëse do kishe ndonjë problem?

Nëse do të kisha një problem do t’ua thoja prindërve.

Pyetje 17: Më thuaj një libër për fëmijë në shqip që do doje ta kishe në bibliotekë?

Rreth Botës për 80 ditë.

Pyetje 18: Si e kaloje kohën e lirë para Coronavirus?

Kohën e lirë para Corona Virusit, e kaloja duke luajtur futboll dhe duke praktikuar muzikë.

Pyetje 19: Po tani çfarë bën gjithë ditën në shtëpi?

Tani e kaloj ditën duke praktikuar muzikë, duke parë televizor dhe duke lexuar libra.

Pyetje 20: Ke frikë se mos sëmuresh?

Jo, nuk kam frike se mos sëmurem. Por gjithsesi bëj kujdes për të ruajtur shëndetin.

Pyetje 21: Çfarë të ka bërë më shumë përshtypje gjatë kësaj periudhe kur gjithë bota ka të njëjtin hall?

Më ka bëre përshtypje si gjithë Bota u bë një dhe mënyra si të gjithë po ndihmojnë njeri-tjetrin.

Pyetje 22: Cila është frika jote më e madhe? (përjashto Coronavirusin)

Frika ime më e madhe janë gjarpërinjtë.

Pyetje 23: Kur të ndodh diçka e bukur, si e shpreh gëzimin?

Unë e shpreh gëzimin duke qeshur.

Pyetje 24: Pse shumica e të rriturve duan të kenë fëmijë?

Unë besoj që shumica e të rriturve duan të kenë fëmijë që të kenë një familje të lumtur.

Pyetje 25: Sa fëmijë duhet të ketë një familje?

Nuk di të them një numer të saktë. Besoj se çdo familje ka preferencat e veta në lidhje me numrin e fëmijëve.

Pyetje 26: Më shoqëro me fjalën e parë që të vjen në mendje fjalët:

Motra - Shoqe;

Qiell - Diell;

Vëllai - Mik;

Shkollë - Mësim;

Shok - Argëtim;

Internet - Lojra;

Libër - Dije;

Bukë - Ushqim;

Pemë - Natyrë.

Pyetje 27: Pse disa të rritur kanë mall për fëmijërinë dhe thonë “Ah sikur të isha edhe një herë në atë moshë!

Besoj se të rriturit kanë mall për femijerinë pasi duan të argëtohen dhe të luajnë me shokët e tyre, pa pasur preokupimet e punës.

Pyetje 28: Çfarë i streson më shumë të rriturit?

Puna.

Pyetje 29: Çfarë i mërzit më shumë fëmijët?

Detyrat e shumta.

Pyetje 30: Çfarë këshille do t’u jepje të rriturve që po të lexojnë? Po fëmijëve?

Të rriturve do t’u këshilloja të shpenzojnë sa më shumë kohë me familjen dhe të mos stresohen për punën. Fëmijeve do t’u këshilloja të kalonin kohën e lirë duke luajtur sporte me shokët.

Pyetje 31: Nëse do mundje të shkruaje një artikull në shqip, për çfarë do të shkruaje në portalin FlasShqip?

Do të shkruaja një artikull sportiv mbi futbollin.

 

Shënim:

Të dashur prindër dhe fëmijë, nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në rubrikën “Fëmijët e Diasporës”, lutemi na kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në faqen tonë në Facebook. Intervistat e fëmijëve do të jenë një kujtim i bukur për ta kur të rriten. Faleminderit!

©FlasShqip.ca