Fëmijë diaspore

Fëmijët e Diasporës: Dasara Koleci, mes Edmonton dhe Waterloo  

Përgatiti: David Shkurti

Në këtë periudhë kur i madh e i vogël ndodhen mbyllur në shtëpi duke pritur ditë më të mira të vijnë, FlasShqip ka ftuar fëmijët/adoleshentët e diasporës shqiptaro-kanadeze, t’i përgjigjen pyetësorit "Fëmijët e Diasporës", një format standard me 31 pyetje. Qëllimi nuk është aspak t’i lodhim e t’u japim detyra shtëpie në shqip, por t’i angazhojmë pak nga pak në një media komunitare për t’u njohur me njëri-tjetrin. Le të shohim një pas një kush janë fëmijët/adoleshentët shqiptarë që jetojnë në Kanada dhe çfarë mendojnë ata. Falenderojmë prindërit për bashkëpunimin dhe fëmijët/adoleshentët për seriozitetin dhe çiltërsinë.

Pyetje 1: Kush je ti?

Unë jam Dasara.

Pyetje 2: Ku ke lindur?

Unë kam lindur në Edmonton të Kanadasë.

Pyetje 3: Në ç’klasë je?

Unë jam në klasën e tretë.

Pyetje 4: Ku banon?

Unë banoj tani në Waterloo.

Pyetje 5: Cili është hobi yt?

Mua më pëlqen të pikturoj, më pëlqen gjimnastika, unë luaj edhe piano.

Pyetje 6: Po lënda e preferuar në shkollë?

Në shkollë më pëlqen arti, më pëlqen të lexoj dhe të shkruaj.

Pyetje 7: Çfarë ke menduar të bësh pasi të mbarosh gjimnazin ?

Unë nuk e di akoma por unë dua të shkoj të studioj në Boston.

Pyetje 8: Cila është fjala ose shprehja më e pëlqyer në gjuhën shqipe?

Të dua shumë.

Pyetje 9: Cilën fjalë apo shprehje përdor më shpesh në anglisht?

Thank you.

Pyetje 10: Më identifiko një nga tiparet e personalitetit tënd që të bën të ndihesh më shumë shqiptar/e?

Mua më duket sikur ngjaj shumë me shqiptarët në fizik.

Pyetje 11: Ç’lloj punësh shtëpie bën?

Unë pastroj dhomën time dhe i laj vetë rrobat e mia pak me ndihmën e mamit.

Pyetje 12: A kërkon të shpërblehesh për këto punë? Pse?

Jo, ndonjëherë mami më jep ose dalim për të blerë diçka.

Pyetje 13: Ka ndonjë gjë që nuk të pëlqen te shqiptarët?

Ata flasin me zë të lartë.

Pyetje 14: Çfarë të ka bërë përshtypje kur ke shkuar në Shqipëri?

Më pëlqen shumë që takoj nënën, gjyshin dhe kushërinj, më pëlqen shumë plazhi dhe liqeni në qytetin e mamit tim.

Pyetje 15: Më thuaj një të drejtë që duhet ta kesh sipas teje. por që të shkelet

Unë kam qejf të kem telefon po mami më thotë jo, kur të rritesh edhe pak.

Pyetje 16: Kujt do t’i ankoheshe nëse do kishe ndonjë problem?

 Ia them gjithmonë mamit.

Pyetje 17: Më thuaj një libër për fëmijë që do doje ta lexoje në shqip?

Më pëlqen shumë “Diary of the whimpy kid” dhe dua ta lexoj dhe në shqip kur të di të lexoj edhe në shqip.

Pyetje 18: Si e kaloje kohën e lirë para Corona Virus?

Në fundjavë dilja me mamin në park kur ishte ngrohtë dhe në dyqan kur ishte ftohtë, ftoja ose shkoja në shtëpinë e shoqeve ose shkoja te shtëpia e tezes të luaj me baby Agni, që e dua shumë.

Pyetje 19: Po tani çfarë bën gjithë ditën në shtëpi?

Shikoj filma, rri me mamin, mësoj, luaj, shkojmë për shëtitje.

Pyetje 20: Ke frikë se mos sëmuresh ?

Kam shumë frikë, nuk dua të sëmurem.

Pyetje 21: Çfarë të ka bërë më shumë përshtypje gjatë kësaj periudhe kur gjithë bota ka të njëjtin hall ?

Mua më vjen shumë keq për të gjithë njerëzit që e kanë virusin dhe për kushëririn e vogël Agni se ka shumë qejf të dalë.

Pyetje 22: Cila është frika jote më e madhe?

Bletët, merimangat dhe maskat e frikshme dhe unë nuk dua që Corona Virus të zërë të gjithë ata që i dua.

Pyetje 23: Kur të ndodh diçka e bukur, si e shpreh gëzimin?

Unë gjithmonë them faleminderit njeriut që më bëri të lumtur, e përqafoj dhe buzëqesh.

Pyetje 24: Pse shumica e të rriturve duan të kenë fëmijë?

Nuk e di.

Pyetje 25: Sa fëmijë duhet të ketë një familje?

Ndoshta 2.

Pyetje 26: Më shoqëro me fjalën e parë që të vjen në mendje fjalët:

Motra-sister

Qiell-nuk e di

Vëllai-brother

Shkollë- school

Shok-friend

Internet-Internet

Libër-book

Bukë-food

Pemë-tree

Pyetje 27: Pse disa të rritur kanë mall për fëmijërinë dhe thonë “Ah sikur të isha edhe një herë në atë moshë!

Sepse është shumë mirë që të jesh fëmijë ndoshta.

Pyetje 28: Çfarë i streson më shumë të rriturit?

Ndoshta kur fëmijët nuk dëgjojnë.

Pyetje 29: Çfarë i mërzit më shumë fëmijët?

Mua më mërzit shumë kur njerëzit vdesin ose sëmuren.

Pyetje 30: Çfarë këshille do t’u jepje të rriturve që po të lexojnë? Po fëmijëve?

Edhe të rriturve edhe fëmijëve do ju thoja që të jenë vetvetja gjithmonë, të mos dorëzohen dhe gjithmonë ta jenë krenarë për veten dhe të tjerët edhe të ndihmojnë dhe të duan shumë, kaq ndoshta.

Pyetje 31: A do doje të publikoje një shkrim tëndin në portalin FlasShqip?

Po, do doja shumë.

 

Shënim:

Të dashur prindër dhe fëmijë, nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në rubrikën “Fëmijët e Diasporës”, lutemi na kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në faqen tonë në Facebook. Intervistat e fëmijëve do të jenë një kujtim i bukur për ta kur të rriten. Faleminderit!

©FlasShqip.ca