Fëmijët e Diasporës: Sidrit matematicieni
Përgatiti: David Shkurti
Në këtë periudhë kur i madh e i vogël ndodhen mbyllur në shtëpi duke pritur ditë më të mira të vijnë, FlasShqip ka ftuar fëmijët/adoleshentët e diasporës shqiptaro-kanadeze, t’i përgjigjen pyetësorit "Fëmijët e Diasporës", një format standard me 31 pyetje. Qëllimi nuk është aspak t’i lodhim e t’u japim detyra shtëpie në shqip, por t’i angazhojmë pak nga pak në një media komunitare për t’u njohur me njëri-tjetrin. Le të shohim një pas një kush janë fëmijët/adoleshentët shqiptarë që jetojnë në Kanada dhe çfarë mendojnë ata. Falenderojmë prindërit për bashkëpunimin dhe fëmijët/adoleshentët për seriozitetin dhe çiltërsinë.
Pyetje 1: Kush je ti, ku ke lindur dhe ku banon ?
Unë quhem Sidrit. Kam lindur në Elbasan, Shqipëri dhe banoj në Toronto.
Pyetje 2: Në ç’klasë je?
Jam në klasën e 7-të.
Pyetje 3: Cili është hobi yt dhe lëndët e preferuara në shkollë?
Hobi im është sporti në përgjithësi dhe basketbolli në veçanti. Lëndët; Matematika dhe edukimi fizik.
Pyetje 4: Çfarë mendon për shkollën kanadeze?
Më pëlqen edukimi në Kanada pasi i mëshohet kohë si mësimeve ashtu edhe argëtimit dhe sporteve. Në kaq pak vite këtu, jam bërë pjesë e shumë skuadrave në shkollë dhe brenda pak kohësh i bie violinës dhe kemi dhënë koncerte bashkë me klasën.
Pyetje 5: Çfarë ke menduar të bësh pasi të mbarosh gjimnazin ?
Mendoj të vazhdoj Universitetin.
Pyetje 6: Po ëndrra jote më e madhe cila është?
Të bëhem matematicien.
Pyetje 7: Ma përshkruaj veten pas 10 vjetësh, në aspekte të ndryshme të jetës.
Me një diplomë në xhep, në hapat e para të karrierës, duke shijuar pavarësinë ekonomike por edhe duke marrë përgjegjësitë e nevojshme!
Pyetje 8: Cila është fjala ose shprehja më e pëlqyer në gjuhën shqipe?
Edhe 5 minuta.
Pyetje 9: Cilën fjalë apo shprehje përdor më shpesh në anglisht?
Wait a minute.
Pyetje 10: Më identifiko një nga tiparet e personalitetit tënd që të bën të ndihesh më shumë shqiptar/e?
Dëshira për të pasur sa më shumë miq e për të kaluar sa më shumë kohë me ta.
Pyetje 11: Ç’lloj punësh shtëpie bën?
Rregulloj dhomën time dhe hedh plehrat.
Pyetje 12: A kërkon të shpërblehesh për këto punë? Pse?
Jo, sepse edhe unë duhet të kontribuoj në shtëpi.
Pyetje 13: Ka ndonjë gjë që nuk të pëlqen te shqiptarët?
Nuk më vjen ndonjë gjë ndër mend.
Pyetje 14: Çfarë të ka bërë përshtypje kur ke shkuar në Shqipëri?
Ka shumë rrëmujë krahasuar me këtu. Por ka më shumë njerëz në rrugë dhe janë më të dashur.
Pyetje 15: Më thuaj një të drejtë që duhet ta kesh sipas teje por që të shkelet.
Nuk më vjen ndërmend asnjë.
Pyetje 16: Kujt do t’i ankoheshe nëse do kishe ndonjë problem?
Prindërve.
Pyetje 17: Më thuaj një libër për fëmijë që do doje ta lexoje në shqip?
Përrallat e moçme shqiptare.
Pyetje 18: Si e kaloje kohën e lirë para Corona Virus?
Zakonisht isha pjesë e ekipeve të shkollës për sporte të ndryshme, si basketboll, futboll, volejboll. Ndërkohë 2 herë në javë shkoja në klasën e bashketbollit ku bashkë me ekipin tim fituam turneun e basketbollit në Etobicoke për moshat 12 vjec.

Pyetje 19: Po tani çfarë bën gjithë ditën në shtëpi?
Bëj mësime online, bëj detyrat ekstra që më jep mami, dhe në kohën e lirë ose luaj PS4 ose me motrën dhe prindërit e mi.
Pyetje 20: Ke frikë se mos sëmuresh ?
Jo.
Pyetje 21: Çfarë të ka bërë më shumë përshtypje gjatë kësaj periudhe kur gjithë bota ka të njëjtin hall ?
Se si një virus ka sjellë kaq shumë probleme dhe ka mbyllur në shtëpi gjithë botën.
Pyetje 22: Cila është frika jote më e madhe?
Të humb njerëzit e mi të dashur.
Pyetje 23: Kur të ndodh diçka e bukur, si e shpreh gëzimin?
Buzëqesh.
Pyetje 24: Pse shumica e të rriturve duan të kenë fëmijë?
Sepse fëmijët të japin gëzim.
Pyetje 25: Sa fëmijë duhet të ketë një familje?
2 fëmijë.
Pyetje 26: Më shoqëro me fjalën e parë që të vjen në mendje fjalët:
Motra-Lodra
Qiell-Blu
Vëllai-S’kam
Shkollë-Matematikë
Shok-Basketboll
Internet-PS4
Libër-Harry Potter
Bukë-Pica
Pemë-Gjethe.
Pyetje 27: Pse disa të rritur kanë mall për fëmijërinë dhe thonë “Ah sikur të isha edhe një herë në atë moshë!
Sepse nuk do të kishin përgjegjësitë që kanë.
Pyetje 28: Çfarë i streson më shumë të rriturit?
Pasiguria për të ardhmen.
Pyetje 29: Çfarë i mërzit më shumë fëmijët?
Të mos marrin atë që duan.
Pyetje 30: Çfarë këshille do t’u jepje të rriturve që po të lexojnë? Po fëmijëve?
Mos të mërziten dhe të kenë durim sepse gjërat do të kthehen në normalitet.
Pyetje 31: A do doje të publikoje një shkrim tëndin në portalin FlasShqip?
Për momentin më pëlqen më shumë të lexoj sesa të shkruaj.
Shënim:
Të dashur prindër dhe fëmijë, nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në rubrikën “Fëmijët e Diasporës”, lutemi na kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në faqen tonë në Facebook. Intervistat e fëmijëve do të jenë një kujtim i bukur për ta kur të rriten. Faleminderit!
©FlasShqip.ca










