Fëmijë diaspore

Fëmijët e Diasporës: Rohelio Sanxhaku, drejt filozofisë së fesë dhe botës së filmit

Përgatiti: David Shkurti

Në këtë periudhë kur i madh e i vogël ndodhen mbyllur në shtëpi duke pritur ditë më të mira të vijnë, FlasShqip ka ftuar fëmijët/adoleshentët e diasporës shqiptaro-kanadeze, t’i përgjigjen pyetësorit "Fëmijët e Diasporës", një format standard me 31 pyetje. Qëllimi nuk është aspak t’i lodhim e t’u japim detyra shtëpie në shqip, por t’i angazhojmë pak nga pak në një media komunitare për t’u njohur me njëri-tjetrin. Le të shohim një pas një kush janë fëmijët/adoleshentët shqiptarë që jetojnë në Kanada dhe çfarë mendojnë ata. Falenderojmë prindërit për bashkëpunimin dhe fëmijët/adoleshentët për seriozitetin dhe çiltërsinë. 

Pyetje 1: Kush je ti, ku ke lindur dhe ku banon?

Quhem Rohelio Sanxhaku kam lindur në Toronto dhe banoj në Toronto gjithashtu.

Pyetje 2: Në ç’klasë je?

Jam nxënës i klasës së 11 në shkollë Katolike.

Pyetje 3: Cili është hobi yt dhe lënda e preferuar në shkollë?

Hobi im është fotografia, të bëj video të ndryshme ndërsa lënda e preferuar është mësimi i fesë.

Pyetje 4: Çfarë mendon për shkollën kanadeze?

Nuk mund të bëj krahasim me shkollat e vendeve të tjera pasi nuk kam përvojë, por nga sa kam lexuar është një sistem shkollor i përparuar.

Pyetje 5: Çfarë ke menduar të bësh pasi të mbarosh gjimnazin?

Në radhë të parë të studioj për filozofi fetare dhe paralel me këtë të marr kurse fotografie ose video producent.

Pyetje 6: Po ëndrra jote më e madhe cila është ?

Ëndrra ime më e madhe është t’i mësoj brezit të ri filozofinë fetare dhe të kem mundësi të punoj në kompani të mëdha filmi.

Pyetje 7: Ma përshkruaj veten pas 10 vjetësh, në aspekte të ndryshme të jetës.

Pas 10 vjetësh shpresoj të kem arritur ato qëllime për të cilat ëndërroj.

Pyetje 8: Cila është fjala ose shprehja më e pëlqyer në gjuhën shqipe?

Punën e sotme mos e lër për nesër (ma thotë mami ime shpesh).

Pyetje 9: Cilën fjalë apo shprehje përdor më shpesh në anglisht/frengjisht?

Sorry (si gjithë kanadezët).

Pyetje 10: Më identifiko një nga tiparet e personalitetit tënd që të bën të ndihesh më shumë shqiptar/e?

Karakteri luftarak.

Pyetje 11: Ç’lloj punësh shtëpie bën?

Rregulloj krevatin tim, ndihmoj me mbajtjen e çantave kur kthehemi nga pazari.

Pyetje 12: A kërkon të shpërblehesh për këto punë? Pse?

Sigurisht që jo, pasi në familje secili duhet të kontribuojë me ndihmën e vet.

Pyetje 13: Më thuaj një tipar që nuk të pëlqen te shqiptarët dhe një tjetër që të pëlqen.

Tek shqiptarët nuk më pëlqen kur flasin të gjithë në një kohë dhe ajo që më pëlqen tek ata është mbajtja e fjalës së dhënë.

Pyetje 14: Çfarë të ka bërë përshtypje kur ke shkuar në Shqipëri?

Njerëzit më janë dukur të ndryshëm nga kanadezët në sjellje dhe në veprime.

Pyetje 15: Më thuaj një të drejtë që duhet ta kesh sipas teje, por që të shkelet.

Duhet të kem më shumë liri në përdorimin e telefonit dhe të lojrave online gjë që për të cilën më është vënë kufi.

Pyetje 16: Kujt do t’i ankoheshe nëse do kishe ndonjë problem?

Mamit sigurisht.

Pyetje 17: Më thuaj një libër për fëmijë në shqip që do doje ta kishe në bibliotekë?

Aventurat e Tom Sojerit nga Mark Twain.

Pyetje 18: Si e kaloje kohën e lirë para Coronavirus?

Shkoja në programe pas shkolle, not, vajtje në kinema, në kishë çdo të diel.

Pyetje 19: Po tani çfarë bën gjithë ditën në shtëpi?

Përveç detyrave të shtëpisë që kam përditë, kaloj më shumë kohë duke parë TV, telefon, apo dhe lojrat në PlayStation.

Pyetje 20: Ke frikë se mos sëmuresh?

Jo nuk kam frikë.

Pyetje 21: Çfarë të ka bërë më shumë përshtypje gjatë kësaj periudhe kur gjithë bota ka të njëjtin hall?

Përshtypje të madhe më ka bërë mbyllja e gjithçkaje përfshirë këtu shkollat dhe kishat.

Pyetje 22: Cila është frika jote më e madhe? (përjashto Coronavirusin)

Frika ime më e madhe është bullizmi.

Pyetje 23: Kur të ndodh diçka e bukur, si e shpreh gëzimin?

Buzëqesh.

Pyetje 24: Pse shumica e të rriturve duan të kenë fëmijë?

Sepse duan të trashëgojnë jetën dhe të shohin veten e tyre tek fëmijët e tyre.

Pyetje 25: Sa fëmijë duhet të ketë një familje?

3

Pyetje 26: Më shoqëro me fjalën e parë që të vjen në mendje fjalët:

Motra: ajo që më kupton më mirë

Qiell: parajsë

Kanada: 1 Korrik (ditëlindja e këtij vendi)

Vëllai: nuk kam dhe më mungon

Shkollë: mësues

Internet: kërkime pa fund

Libër: "Jurassic Park"–libri që kam ndër duar

Pemë: gjethe

Shtëpi: vendi ku gjej ngrohtësi

Shqipëri: shqiponjë

Pyetje 27: Pse disa të rritur kanë mall për fëmijërinë dhe thonë “Ah sikur të isha edhe një herë në atë moshë"?

Gjithmonë njeriu ka nostalgji për të shkuarën dhe për ato gjëra që nuk ka mundur t’i bëjë në etapa të caktuara të jetës. Fëmijëria është ajo që i lidh më shumë kujtime ndoshta për të bërë diçka që atëherë nuk e kanë bërë dot.

Pyetje 28: Çfarë i streson më shumë të rriturit?

E ardhmja e fëmijëve të tyre, ndoshta dhe e ardhmja e vetë atyre.

Pyetje 29: Çfarë i mërzit më shumë fëmijët?

Që të rriturit nuk besojnë dhe aq shumë në ëndrrat dhe dëshirat e tyre.

Pyetje 30: Çfarë këshille do t’u jepje të rriturve dhe fëmijëve që po të lexojnë?

Nuk është në formën e këshillës por thjesht një dëshirë e imja duke qenë tepër fetar; Besimin te Zoti, kurrë mos hiqni dorë prej Tij!

Pyetje 31: Nëse do mundje të shkruaje një artikull në shqip, për çfarë do të shkruaje në portalin FlasShqip?

Nëse vërtet do mundesha të shkruaja, artikulli im do kishte titullin “Si të jetojmë në paqe me veten dhe Zotin”. Faleminderit për intervistën.

Shënim:

Të dashur prindër dhe fëmijë, nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në rubrikën “Fëmijët e Diasporës”, lutemi na kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në faqen tonë në Facebook. Intervistat e fëmijëve do të jenë një kujtim i bukur për ta kur të rriten. Faleminderit!

©FlasShqip.ca