Fëmijët e Diasporës - Diell Nela: Krenar që jam shqiptar!
Në këtë periudhë kur shumë prej nesh ende ndodhen mbyllur në shtëpi duke pritur ditët e rikthimit në jetën normale, FlasShqip ka ftuar fëmijët/adoleshentët e diasporës shqiptaro-kanadeze, t’i përgjigjen pyetësorit "Fëmijët e Diasporës", një format standard pyetjesh. Qëllimi nuk është aspak t’i lodhim e t’u japim detyra shtëpie në shqip, por t’i angazhojmë pak nga pak në një media komunitare për t’u njohur me njëri-tjetrin. Le të shohim një pas një kush janë fëmijët/adoleshentët shqiptarë që jetojnë në Kanada dhe çfarë mendojnë ata. Falenderojmë prindërit për bashkëpunimin dhe fëmijët/adoleshentët për seriozitetin dhe çiltërsinë.
Pyetje 1: Kush je ti?
Diell Nela.
Pyetje 2: Ku ke lindur?
Ne Riad, Arabia Saudite
Pyetje 3: Në ç’klasë je?
Në klasën e katërt.
Pyetje 4: Ku banon?
Në Saskatoon, provinca Saskatchewan.
Pyetje 5: Cili është hobi yt?
Futbolli.
Pyetje 6: Po lënda e preferuar në shkollë?
Edukata Fizike.
Pyetje 7: Çfarë ke menduar të bësh pasi të mbarosh gjimnazin?
Nuk e di akoma. Më pëlqen Astronomia dhe Historia.
Pyetje 8: Cila është fjala ose shprehja më e pëlqyer në gjuhën shqipe?
Të dua.
Pyetje 9: Cilën fjalë apo shprehje përdor më shpesh në anglisht?
Please.
Pyetje 10: Më identifiko një nga tiparet e personalitetit tënd që të bën të ndihesh më shumë shqiptar?
Krenaria.
Pyetje 11: Ç’lloj punësh shtëpie bën?
Rregulloj shtratin, ndihmoj në pastrimin e shtëpisë dhe ndonjëherë i ndihmoj nënës kur gatuan.
Pyetje 12: A kërkon të shpërblehesh për këto punë? Pse?
Jo, sepse une duhet të ndihmoj nënën time.
Pyetje 13: Ka ndonjë gjë që nuk të pëlqen te shqiptarët?
Jo.
Pyetje 14: Çfarë të ka bërë përshtypje kur ke shkuar në Shqipëri?
Natyra dhe plazhet e bukura.
Pyetje 15: Na thuaj një të drejtë që duhet ta kesh sipas teje, por që të shkelet.
Meqë jetoj në Kanada, une i kam të gjitha të drejtat si fëmijë.
Pyetje 16: Kujt do t’i ankoheshe nëse do kishe ndonjë problem?
Nënës, babait ose mesuesit.
Pyetje 17: Më thuaj një libër për fëmijë që do doje ta lexoje në shqip?
Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit.
Pyetje 18: Si e kaloje kohën e lirë para Coronavirus?
Kam luajtur futboll së paku 3 herë në javë dhe kam rrëshqitur në borë pothuajse çdo ditë.
Pyetje 19: Po tani çfarë bën gjithë ditën në shtëpi?
Lexoj, shkruaj, luaj në Play station, shikoj televizor dhe luaj futboll me vëllain tim në shtepi.
Pyetje 20: Ke frikë se mos sëmuresh?
Jo, sepse sa herë që dal të luaj, kujdesem që mos tu afrohem të tjerëve dhe laj duart sapo hyj brenda.
Pyetje 21: Çfarë të ka bërë më shumë përshtypje gjatë kësaj periudhe kur gjithë bota ka të njëjtin hall?
Që mjeket dhe infermierët janë vërtetë heronj që shpëtojnë jetën.
Pyetje 22: Cila është frika jote më e madhe?
Ashensori.
Pyetje 23: Kur të ndodh diçka e bukur, si e shpreh gëzimin?
Buzëqesh, bërtas dhe kërcej nga gëzimi.
Pyetje 24: Pse shumica e të rriturve duan të kenë fëmijë?
Sepse fëmijët janë gëzimi i shtëpisë.
Pyetje 25: Sa fëmijë duhet të ketë një familje?
2 dero 4.
Pyetje 26: Më shoqëro me fjalën e parë që të vjen në mendje fjalët:
Motra - Vëllai
Qiell - Diell
Vëllai - Diamanti
Shkollë - Mësues
Shok - Lojë
Internet- Fortnite
Libër - Harry Potter
Bukë - Pite
Pemë - Dredhëza
Pyetje 27: Pse disa të rritur kanë mall për fëmijërinë dhe thonë “Ah sikur të isha edhe një herë në atë moshë!
Sepse atyre u mungon kënaqësia e fëmijërisë.
Pyetje 28: Çfarë i streson më shumë të rriturit?
Puna.
Pyetje 29: Çfarë i mërzit më shumë fëmijët?
Mungesa e internetit.
Pyetje 30: Çfarë këshille do t’u jepje të rriturve që po të lexojnë? Po fëmijëve?
Të rriturve: kënaquni edhe kur jeni të rritur.
Femijeve: mësoni shumë, por mos e harroni lojën.
Pyetje 31: A do doje të publikoje një shkrim tëndin në portalin FlasShqip?
Po, me shumë kënaqësi.
Shënim:
Të dashur prindër dhe fëmijë, nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në rubrikën “Fëmijët e Diasporës”, lutemi na kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në faqen tonë në Facebook. Intervistat e fëmijëve do të jenë një kujtim i bukur për ta kur të rriten. Faleminderit!
©FlasShqip.ca