Fëmijë diaspore

Fëmijët e Diasporës: Ëndrrat, shakatë dhe e përditshmja e Enian Vanit

Përgatiti: David Shkurti

Në këtë periudhë kur i madh e i vogël ndodhen mbyllur në shtëpi duke pritur ditë më të mira të vijnë, Flas Shqip ka ftuar fëmijët/adoleshentët e diasporës shqiptaro-kanadeze, t’i përgjigjen pyetësorit "Fëmijët e Diasporës", një format standard me 31 pyetje. Qëllimi nuk është aspak t’i lodhim e t’u japim detyra shtëpie në shqip, por t’i angazhojmë pak nga pak në një media komunitare për t’u njohur me njëri-tjetrin. Le të shohim një pas një kush janë fëmijët/adoleshentët shqiptarë që jetojnë në Kanada dhe çfarë mendojnë ata. Falenderojmë prindërit për bashkëpunimin dhe fëmijët/adoleshentët për seriozitetin dhe çiltërsinë.

Pyetje 1:  Kush je ti, ku ke lindur dhe ku banon?

Unë quhem Enian Vani, kam lindur në Toronto dhe jetoj në Toronto.

Pyetje 2: Në ç’klasë je?

Jam në klasën e 11-të.

Pyetje 3: Cili është hobi yt dhe lënda e preferuar në shkollë?

Hobi im është të luaj Fifa dhe lënda e preferuar në shkollë është Ligji (Law).

Pyetje 4: Çfarë mendon për shkollën kanadeze?

Unë mendoj që shkolla kanadeze është një sistem i mirë.

Pyetje 5: Çfarë ke menduar të bësh pasi të mbarosh gjimnazin ?

Qëllimi im është të shkoj në universitet.

Pyetje 6: Po ëndrra jote më e madhe cila është ?

Të bëhem avokat dhe të kem një familje të madhe.

Pyetje 7: Ma përshkruaj veten pas 10 vjetësh, në aspekte të ndryshme të jetës.

Do jem duke punuar një një firmë avokatie, i martuar me 4 fëmijë, mos qeshni po i kam gati dhe emrat e fëmijëve se më tërheqin shumë emrat shqiptarë. (Më pëlqejnë këto emra Dukagjin, Abdyl, Pranvera dhe Bukuroshe. Mami qesh gjithmonë kur i them këtë, se kuptoj pse.

Pyetje 8: Cila është fjala ose shprehja më e pëlqyer në gjuhën shqipe?

‘’Tak fak’’

Pyetje 9: Cilën fjalë apo shprehje përdor më shpesh në anglisht/frengjisht?

I am sorry.

Pyetje 10: Më identifiko një nga tiparet e personalitetit tënd që të bën të ndihesh më shumë shqiptar/e?

Kokëfortësia.

Pyetje 11: Ç’lloj punësh shtëpie bën?

Laj enët dhe palos rrobat.

Pyetje 12: A kërkon të shpërblehesh për këto punë? Pse?

Jo sepse e bëj për vete dhe për familjen time.

Pyetje 13: Më thuaj një tipar që nuk të pëlqen te shqiptarët dhe një tjetër që të pëlqen.

Më pëlqen që janë të relaksuar, sidomos kur shkoj në Shqipëri më duken shumë të gëzuar, nuk më pëlqen që janë kokëfortë.

Pyetje 14: Çfarë të ka bërë përshtypje kur ke shkuar në Shqipëri?

Njerëzit nuk stresohen aq shumë sa këtu në Kanada, ndoshta stresohen po nuk e tregojnë gjithmonë buzagas dhe me batuta.

Pyetje 15: Më thuaj një të drejtë që duhet ta kesh sipas teje, por që të shkelet.

Asgjë nuk më vjen në mend.

Pyetje 16: Kujt do t’i ankoheshe nëse do kishe ndonjë problem?

Mamit, babit dhe vëllait, familja është gjëja me e shtrenjtë.

Pyetje 17: Më thuaj një libër për fëmijë në shqip që do doje ta kishe në bibliotekë?

Jam lindur dhe rritur në Kanada dhe njohuritë e gjuhës shqipe jane jo shumë të mira, nuk mund të zgjedh një libër, mbaj mend që gjyshja më sillte nga Shqipëria ca revista me përralla.

Pyetje 18: Si e kaloje kohën e lirë para Corona Virus?

Luaja Fifa në Xbox.

Pyetje 19: Po tani çfarë bën gjithë ditën në shtëpi?

Prapë luaj Fifa.

Pyetje 20: Ke frikë se mos sëmuresh ?

Nga Covid? Jo fare.

Pyetje 21: Çfarë të ka bërë më shumë përshtypje gjatë kësaj periudhe kur gjithë bota ka të njëjtin hall ?

Politikanët i zbukurojnë shumë përgjigjet e tyre, asnjë s’jep përgjigje direkt.

Pyetje 22: Cila është frika jote më e madhe? (përjashto corona virusin)

Të mos arrij atë që dua në jetë.

Pyetje 23: Kur të ndodh diçka e bukur, si e shpreh gëzimin?

E ndaj gëzimin me të tjerët, mami më thotë që jam vetëm i lindur në Kanada se në çdo gjë tjetër jam shqiptar puro.

Pyetje 24: Pse shumica e të rriturve duan të kenë fëmijë?

Sepse duan! Ku ka gjë më të dlirët se femijët.

Pyetje 25: Sa fëmijë duhet të ketë një familje?

Aq sa ç’kanë dëshirë, 1, 2, 10.

Pyetje 26: Më shoqëro me fjalën e parë që të vjen në mendje fjalët:

Motra-vëllai

Qiell--tokë

Kanada--Shqipëri

Vëllai--motër

Shkollë--përtim

Internet--Fifa

Libër--Jo

Pemë--Rrënjë

Shtëpi--Shqipëri

Shqipëri- Naim Frashëri ( Blendi Fevziu-për shaka)

Pyetje 27: Pse disa të rritur kanë mall për fëmijërinë dhe thonë “Ah sikur të isha edhe një herë në atë moshë!

Sespe është periudha që kalon më bukur.

Pyetje 28: Çfarë i streson më shumë të rriturit?

Të sigurojnë të ardhura financiare për familjen.

Pyetje 29: Çfarë i mërzit më shumë fëmijët?

Shkolla. (jo të gjithë fëmijët)

Pyetje 30: Çfarë këshille do t’u jepje të rriturve dhe fëmijëve që po të lexojnë?

Argëtohuni, jini të lumtur.

Pyetje 31: Nëse do mundje të shkruaje një artikull në shqip, për çfarë do të shkruaje në portalin FlasShqip?

Për Kosovën dhe ekipin e tyre të futbollit.

 

Shënim:

Të dashur prindër dhe fëmijë, nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në rubrikën “Fëmijët e Diasporës”, lutemi na kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në faqen tonë në Facebook. Intervistat e fëmijëve do të jenë një kujtim i bukur për ta kur të rriten. Faleminderit!

©FlasShqip.ca