Fëmijë diaspore

Fëmijët e Diasporës: Ping Pong me Chris Gjinin

Redaktoi: David Shkurti

Në këtë periudhë kur i madh e i vogël ndodhen mbyllur në shtëpi duke pritur ditë më të mira të vijnë, Flas Shqip ka ftuar fëmijët/adoleshentët e diasporës shqiptaro-kanadeze, t’i përgjigjen pyetësorit "Fëmijët e Diasporës", një format standard me 31 pyetje. Qëllimi nuk është aspak t’i lodhim e t’u japim detyra shtëpie në shqip, por t’i angazhojmë pak nga pak në një media komunitare për t’u njohur me njëri-tjetrin. Le të shohim një pas një kush janë fëmijët/adoleshentët shqiptarë që jetojnë në Kanada dhe çfarë mendojnë ata. Falenderojmë prindërit për bashkëpunimin dhe fëmijët/adoleshentët për seriozitetin dhe çiltërsinë.  

Pyetje 1:  Kush je ti, ku ke lindur dhe ku banon ?

Jam Chris Gjini dhe jetoj në Richmond Hill, Ontario, Canada.

Pyetje 2: Në ç’klasë je?

Jam në klasën e shtatë.

Pyetje 3: Cili është hobi yt dhe lënda e preferuar në shkollë?

Hobi im është sporti në veçanti ping-pongu dhe lënda ime e preferuar është shkenca.

Pyetje 4: Çfarë mendon për shkollën kanadeze?

Më pëlqen që mësimi në shkollë është argëtues, kohët e pushimit janë të gjata.

Pyetje 5: Çfarë ke menduar të bësh pasi të mbarosh gjimnazin?

Dua të shkoj në Universitetin e Waterloo dhe të studioj të bëhem inxhinier.

Pyetje 6: Po ëndrra jote më e madhe cila është ?

Të bëhem inxhiner ndërtimi i suksesshëm.

Pyetje 7: Ma përshkruaj veten pas 10 vjetësh, në aspekte të ndryshme të jetës.

Të jem bërë i suksesshëm, të vazhdoj të kem shokët që kam.

Pyetje 8: Cila është fjala ose shprehja më e pëlqyer në gjuhën shqipe?

”Petulla me mjaltë edhe me çokollatë“

Pyetje 9: Cilën fjalë apo shprehje përdor më shpesh në anglisht/frengjisht?

“Actually”

Pyetje 10: Më identifiko një nga tiparet e personalitetit tënd që të bën të ndihesh më shumë shqiptar/e?

Jam mikpritës.

Pyetje 11: Ç’lloj punësh shtëpie bën?

Pastroj  borën, rregulloj basementin, vë enët në vend.

Pyetje 12: A kërkon të shpërblehesh për këto punë? Pse?

Jo, nuk më duhen lekë, nëqoftëse më duhet diçka ma blejnë prindërit.

Pyetje 13: Më thuaj një tipar që nuk të pëlqen te shqiptarët dhe një tjetër që të pëlqen.

Më pëlqen që janë të dashur, nuk më pëlqen që janë të ashpër ndonjëherë.

Pyetje 14: Çfarë të ka bërë përshtypje kur ke shkuar në Shqipëri?

Natyra me male, peizazhe të bukura, plazhe të bukura.

Pyetje 15: Më thuaj një të drejtë që duhet ta kesh sipas teje, por që të shkelet.

Nuk më lejohet të luaj aq sa dua në kompjuter.

Pyetje 16: Kujt do t’i ankoheshe nëse do kishe ndonjë problem?

Mamit.

Pyetje 17: Më thuaj një libër për fëmijë në shqip që do doje ta kishe në bibliotekë?

Percy Jackson  (libër anglisht të përkthehet në shqip ), nuk kam informacion për libra shqip.

Pyetje 18: Si e kaloje kohën e lirë para Corona Virus?

Luaja Hockey, luaja me komshinjtë,  lexoja libra, dilja me prindërit,  luaja në kompjutër,  shikoja filma.

Pyetje 19: Po tani çfarë bën gjithë ditën në shtëpi?

Luaj ping-pong me babin,  dal me biçikletë me motrën,  luaj në kompjutër me shokët,  lexoj libra, shikoj filma.

Pyetje 20: Ke frikë se mos sëmuresh ?

Jo, se jetoj në ambient të sigurt.

Pyetje 21: Çfarë të ka bërë më shumë përshtypje gjatë kësaj periudhe kur gjithë bota ka të njëjtin hall ?

Si ndodhi kaq papritur dhe si u përhap virusi kaq shpejt, si njerëzit zbatojnë rregullat.

Pyetje 22: Cila është frika jote më e madhe ? (përjashto corona virusin)

Nuk kam asnjë frikë.

Pyetje 23: Kur të ndodh diçka e bukur, si e shpreh gëzimin?

Kërcej, qesh, bërtas.

Pyetje 24: Pse shumica e të rriturve duan të kenë fëmijë?

Që të kenë dikë për t'u kujdesur dhe për t'u dhënë dashuri, të trashëgojnë emrin në breza.

Pyetje 25: Sa fëmijë duhet të ketë një familje?

2 - 3

Pyetje 26: Më shoqëro me fjalën e parë që të vjen në mendje fjalët:

motra- Dea

Qiell – re

Kanada – dimër

vëllai- mama

shkollë- shokë

internet -24/7

libër – Percy Jackson

pemë - gjethe

shtëpi -gjumë

Shqipëri- kuq e zi

Pyetje 27: Pse disa të rritur kanë mall për fëmijërinë dhe thonë “Ah sikur të isha edhe një herë në atë moshë!

Duan të duken të rinj dhe të ndihen gjithë energji.

Pyetje 28: Çfarë i streson më shumë të rriturit?

Fëmijët, puna, lekët.

Pyetje 29: Çfarë i mërzit më shumë fëmijët?

Kur prindërit i heqin aksesin e internetit.

Pyetje 30: Çfarë këshille do t’u jepje të rriturve dhe fëmijëve që po të lexojnë?

Jeni aktiv, shpenzoni kohë në ajër të pastër dhe të jeni të shëndetshëm.

Pyetje 31: Nëse do mundje të shkruaje një artikull në shqip, për çfarë do të shkruaje në portalin FlasShqip?

Do të shkruaja për ndotjen e ambientit dhe për mënyrën si ta mbrojmë atë.

 

Shënim:

Të dashur prindër dhe fëmijë, nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në rubrikën “Fëmijët e Diasporës”, lutemi na kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në faqen tonë në Facebook. Intervistat e fëmijëve do të jenë një kujtim i bukur për ta kur të rriten. Faleminderit!

©FlasShqip.ca