Fëmijët e Diasporës: Patrick Vani nga Toronto

Qëkur u shpall gjendja e pandemisë, Flas Shqip ka ftuar fëmijët/adoleshentët e diasporës shqiptaro-kanadeze, t’i përgjigjen pyetësorit "Fëmijët e Diasporës", një format standard me 31 pyetje. Qëllimi nuk është aspak t’i lodhim e t’u japim detyra shtëpie në shqip, por t’i angazhojmë pak nga pak në një media komunitare për t’u njohur me njëri-tjetrin. Le të shohim se cilët janë fëmijët/adoleshentët shqiptarë që jetojnë në Kanada dhe çfarë mendojnë ata. Falenderojmë prindërit për bashkëpunimin dhe fëmijët/adoleshentët për seriozitetin dhe çiltërsinë.
Pyetje 1: Kush je ti, ku ke lindur dhe ku banon?
Unë quhem Patrick Vani, kam lindur në Ottawa dhe jetoj në Toronto.
Pyetje 2: Në ç’klasë je?
Jam në klasën e 10-të.
Pyetje 3: Cili është hobi yt dhe lënda e preferuar në shkollë?
Hobi im është të luaj futboll dhe lënda e preferuar në shkollë është gjeografia.
Pyetje 4: Çfarë mendon për shkollën kanadeze?
Unë mendoj që shkolla Kanadeze ka sfida dhe mua sfidat më pëlqëjnë.
Pyetje 5: Çfarë ke menduar të bësh pasi të mbarosh gjimnazin?
Qëllimi im është të shkoj në universitet me bursë prej futbollit.
Pyetje 6: Po ëndrra jote më e madhe cila është?
Të bëhem një profesionist i mirë, ndoshta dhe Master dhe PhD, por pa hequr dorë nga futbolli.
Pyetje 7: Ma përshkruaj veten pas 10 vjetësh, në aspekte të ndryshme të jetës.
Me siguri i stresuar, duke u përpjekur të bëj shumë gjëra.
Pyetje 8: Cila është fjala ose shprehja më e pëlqyer në gjuhën shqipe?
More vesh? Mora thuaj.
Pyetje 9: Cilën fjalë apo shprehje përdor më shpesh në anglisht/frengjisht?
Basically.
Pyetje 10: Më identifiko një nga tiparet e personalitetit tënd që të bën të ndihesh më shumë shqiptar/e?
Mendoj që janë më të mirët.
Pyetje 11: Ç’lloj punësh shtëpie bën?
Laj enët dhe palos rrobat.
Pyetje 12: A kërkon të shpërblehesh për këto punë? Pse?
Jo, sepse prindërit harxhojnë shumë për të më rritur dhe për të më plotësuar gjithë dëshirat.
Pyetje 13: Më thuaj një tipar që nuk të pëlqen te shqiptarët dhe një tjetër që të pëlqen.
Nuk më pëlqen që flasin me zë shumë të lartë dhe më pëlqen që familjen e vendosin mbi gjithçka.
Pyetje 14: Çfarë të ka bërë përshtypje kur ke shkuar në Shqipëri?
Ka shumë njerëz në rrugë.
Pyetje 15: Më thuaj një të drejtë që duhet ta kesh sipas teje, por që të shkelet.
Asgjë nuk më vjen në mend.
Pyetje 16: Kujt do t’i ankoheshe nëse do kishe ndonjë problem?
Kids helpline (bëj shaka) Familjes.
Pyetje 17: Më thuaj një libër për fëmijë në shqip që do doje ta kishe në bibliotekë?
Asnjë.
Pyetje 18: Si e kaloje kohën e lirë para Corona-Virus?
Luaja dhe trajnohesha për futboll, dilja me shokët jashtë.
Pyetje 19: Po gjatë izolimit prej Covid çfarë ke bërë gjithë ditën në shtëpi?
Luaj me x-box dhe bëj stërvitje.
Pyetje 20: Ke patur frikë se mos sëmuresh nga Covid?
Jo fare.
Pyetje 21: Çfarë të ka bërë më shumë përshtypje gjatë pandemisw ?
Njerëzit nuk i ndjekin ligjet.
Pyetje 22: Cila është frika jote më e madhe?
Të mos arrij ta bëj familjen krenare për arritjet e mia.
Pyetje 23: Kur të ndodh diçka e bukur, si e shpreh gëzimin?
E ndaj gëzimin me të tjerët.
Pyetje 24: Pse shumica e të rriturve duan të kenë fëmijë?
Sepse duan të kenë një qëllim në jetë.
Pyetje 25: Sa fëmijë duhet të ketë një familje?
Numri s’ka rëndësi.
Pyetje 26: Më shoqëro me fjalën e parë që të vjen në mendje fjalët:
motra-dashuri
Qiell-bukuri
Kanada-pemë
Vëllai -zënka
Shkollë-stres
Internet-cyberbullying
Libër-Njohuri
Pemë-Mollë
Shtëpi -hare
Shqipëri-Skënderbeu
Pyetje 27: Pse disa të rritur kanë mall për fëmijërinë dhe thonë “Ah sikur të isha edhe një herë në atë moshë!
Sepse tani jeta është e zhvilluar dhe ata do kishin dëshirë ta shijonin dhe njëherë fëmijërinë në këto kohëra.
Pyetje 28: Çfarë i streson më shumë të rriturit?
Të bëjnë fëmijët të lumtur.
Pyetje 29: Çfarë i mërzit më shumë fëmijët?
Mos kesh mundësi të bësh dicka, përshembull i kushtëzuar nga karantina.
Pyetje 30: Çfarë këshille do t’u jepje të rriturve dhe fëmijëve që po të lexojnë?
Gëzoni shkollën fillore se pastaj gjërat vështirësohen.
Pyetje 31: Nëse do mundje të shkruaje një artikull në shqip, për çfarë do të shkruaje në portalin FlasShqip?
Si fuksionojnë qeveritë në botë.
Shënim:
Të dashur prindër dhe fëmijë, nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në rubrikën “Fëmijët e Diasporës”, lutemi na kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në faqen tonë në Facebook. Intervistat e fëmijëve do të jenë një kujtim i bukur për ta kur të rriten. Faleminderit!
©FlasShqip.ca