Fëmijë diaspore

Fëmijët e Diasporës: Aria Danglli dhe ëndrra për të jetuar në Hollywood

FlasShqip ka ftuar fëmijët/adoleshentët e diasporës shqiptaro-kanadeze, t’i përgjigjen pyetësorit "Fëmijët e Diasporës", një format standard pyetjesh. Qëllimi nuk është aspak t’i lodhim e t’u japim detyra shtëpie në shqip, por t’i angazhojmë pak nga pak në një media komunitare për t’u njohur me njëri-tjetrin. Le të shohim një pas një kush janë fëmijët/adoleshentët shqiptarë që jetojnë në Kanada dhe çfarë mendojnë ata. Falenderojmë prindërit për bashkëpunimin dhe fëmijët/adoleshentët për seriozitetin dhe çiltërsinë.

Pyetje 1:  Na e prezanto pak veten të lutem, kryesisht të na thuash se kush je ti, ku ke lindur, ku banon dhe në ç’klasë je?

Emri im është Aria Danglli, unë kam lindur në Niagara Falls dhe jetoj në Oshawa. Jam nxënëse në klasën e tretë në shkollën frënge Jeanne Sauvé.

Pyetje 2: Ç’vend zë origjina e prejardhjes tënde kur prezantohesh me dikë për herë të parë?

Me fëmijët që takohem për herë të parë, nuk flas shpesh për prejardhjen time. 

Pyetje 3: Sa kohë harxhon për t’u bërë gati për në shkollë?

Ndoshta 20 minuta meqënëse shkollën e kam shumë aftër.

Pyetje 4: Çfarë të përbashkëtash dhe diferencash ke me shoqen/shokun e ngushtë ?

Disa nga shokët dhe shoqet e mia pëlqejnë të njëjtat lojra dhe të njëjtat ushqime si unë, ndërsa ato çfarë na diferencojnë janë karakteret tona.

Pyetje 5: Cili është hobi yt dhe lënda e preferuar në shkollë?

Hobi im është Coding sepse dua të mësoj më tepër se si të krijoj programe lojrash kompjuterike për fëmijë. Në shkollë, lënda ime e preferuar është Arti.

Pyetje 6: Më përshkruaj pak mësuesit e shkollës tënde, si komunikojnë me nxënësit, si vishen, çfarë dënimesh japin, etj.

Mësueset në shkollë janë shumë të mira dhe sillen shumë mirë me ne. Ato vishen shumë thjeshtë dhe janë shumë të komunikueshme.

Pyetje 7: Ma përshkruaj veten pas 10 apo 20 vjetësh, në aspekte të ndryshme të jetës.

E mendoj të bukur, të suksesshme dhe të famshme.

Pyetje 8: Cilën fjalë apo shprehje përdor më shpesh në anglisht/frengjisht?

Në anglisht është: Can I get a hug ?! Në frengjisht është : Beaucoup

Pyetje 9: Cila është fjala ose shprehja më e pëlqyer në gjuhën shqipe?

Të kam shumë xhan.

Pyetje 10: Ç’lloj punësh shtëpie bën?

Organizoj lodrat te dhoma ime dhe ndonjëherë shtroj tryezën.

Pyetje 11: A kërkon të shpërblehesh për këto punë? Pse?

Më pëlqen kur më japin prindërit lodera si shpërblim.

Pyetje 12: Më thuaj një tipar që nuk të pëlqen te shqiptarët dhe një tjetër që të pëlqen.

Më pëlqejnë të gjitha tiparet e shqiptarëve kështu që nuk mund t’i përgjigjem dot kësaj pyetjeje.

Pyetje 13: Çfarë të ka mbetur në mendje nga Shqipëria?

Fëmijët janë shumë të sjellshëm më shumë të duruar me mua edhe pse flas shumë pak shqip.

Pyetje 14: Më thuaj një të drejtë që duhet ta kesh sipas teje, por që të shkelet.

Mirësia duhet të ishte një e drejtë që duhej të respektohej nga çdokush.

Pyetje 15: Kujt do t’i ankoheshe nëse do kishe ndonjë problem?

Do t’i ankohesha mamit dhe babit.

Pyetje 16: Më thuaj një libër për fëmijë në shqip që ndodhet në bibliotekën tënde?

“Tosi me Fustan”.

Pyetje 17: Si e kalon kohën e lirë?

Luaj me shoqet në park ose luaj roblox në i-pad.

Pyetje 18: Cili është ushqimi yt i preferuar ?

Sushi.

Pyetje 19: Çfarë të ka bërë më shumë përshtypje gjatë periudhës së COVID-19 ?

Është një periudhë shumë e keqe edhe pse unë e kam kaluar duke luajtur me shoqet përpara shtëpisë.

Pyetje 20: Cila është frika jote më e madhe ? (përjashto corona virusin)

Errësira dhe vetmia.

Pyetje 21:  Cila është ëndrra jote më e madhe?

Ëndrra ime më e madhe është të jetoj në Hollywood.

Pyetje 22: Çfarë të mbush me gëzim ?

Të luaj me babin tim.

Pyetje 23: Cila është ngjarja më e bukur që të ka mbetur në mendje ?

Kur kemi shkuar me pushime në Greqi dhe aty kam takuar Emën, shoqen time.

Pyetje 24: Pse shumica e të rriturve duan të kenë fëmijë?

Nuk e di.

Pyetje 25: Më shoqëro me fjalën e parë që të vjen në mendje fjalët:

Familje- E rëndësishme

Qiell- Yjet

Kanada-CN Tower

Politikë- Barack Obama

Shkollë- Shkolla ime: “Jeanne Sauvé”

Internet-YouTube

Libër-Alice in Wonderland

Rrugë -Udhëtimet

Shtëpi-Rehati

Shqipëri-Gjyshi dhe Nëna

Pyetje 26: Më identifiko një nga tiparet e personalitetit tënd që të bën të ndihesh shqiptar/e?

Gjaku im.

Pyetje 27: Pse disa të rritur kanë mall për fëmijërinë dhe thonë “Ah sikur të isha edhe një herë në atë moshë!

Sepse kujtimet e fëmijërisë janë më të bukurat.

Pyetje 28: Çfarë i streson më shumë të rriturit?

Ndonjëherë sjellja jo e mirë e fëmijëve.

Pyetje 29:  Çfarë i mërzit më shumë fëmijët?

Kur prindërit nuk ua plotësojnë dëshirat.

Pyetje 30: Nëse do të të kërkohej të shkruaje apo flisje për një problem, cili do të ishte?

Disa njerëz shfrytëzojnë mirësinë e tjetrit.

Pyetje 31: Çfarë këshille do t’u jepje të rriturve dhe fëmijëve që po të lexojnë?

Të jenë gjithmonë vetvetja.

 

14 Qershor 2021, ©FlasShqip.ca

 

Shënim:

FLASSHQIP beson në mbështetjen e lexuesve. Bashkohu me Flas-Shqip duke dhuruar përmes e-transferQuesto indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose duke klikuar sipër butonin “donate” . Faleminderit!