Gjuhë & Letërsi

Gjuha Shqipe për fëmijë: Mësimi 15 - Punimi i shkronjave E

Përgatiti: Danjela Lumani

Përshëndetje fëmijë të dashur edhe ju prindër të përkushtuar! Ja ku erdhëm përsëri te pika jonë e takimit, te ky takim që më gjeni mes rreshtash. A e vizatuat ju elefantin? Me cilën shkronjë nis kjo fjalë? Unë kur po vizatoja elefantin, patjetër liliput, ose xhumaxhuxh te fletorja ime e vizatimeve pashë që nga faqja e mëparshme doli Kacimicrri dhe fap, hipi mbi elefant dhe më tha që do nisej drejt një udhëtimi të rëndësishëm. Kishte parë që shumë ë-ve iu kishin humbur kaçurrelat dhe ai do nisej me elefantin tim që t’i gjente. A i gjejmë bashkë te ky teksti i mëposhtëm dhe i vendosim kaçurrelat, kështu ndihmojmë edhe Kacimicrrin, sepse është tërbuar fare?

“Na ishte nje shtet i hatashem. E Bukura e Dheut thyente pasqyren kur kujtonte kete shtet. E thyente pasqyren jo nga zilia, as nga inati, as nga hidherimi dhe as nga merzia. E bukura e dheut thoshte se Italia eshte vend shume i bukur. “Po çuditerisht edhe ne Itali ndodhnin ca ngjarje me kuptim dhe pa kuptim, me dashje dhe padashje, per te mire e per te keq, per t’u gezuar dhe per t’u hidheruar. Kur Kacimicrri ndodhej ne ajer, duke fluturuar per ne Rome, nuk dinte gje se ç’po ndodhte brenda ne Rome.”

Pra, ia dolëm, i gjetëm të gjitha kaçurrelat dhe kjo pjesë teksti e shkëputur nga rrëfenja 4 e Kacimicrrit duket fiks siç e ka bërë xhaxhi Bedriu. 

Tani mund të vazhdosh pa merak udhëtimin tënd, Kacimicërr!

Punimi i shkronjave E 

Situata e të nxënit: Gjëegjëza e shkronjës E

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 

  • Shqipton tingullin E.
  • Gjen dhe thotë fjalë që fillojnë me E ose që përmbajnë shkronjën E në trup të tyre. (në pozicione të ndryshme)
  • Vizaton figura që përmbajnë shkronjën E, e dhe i emërton ato me shkrim shtypi.

Fjalë kyçe: elefanti, era, gjëegjëza, enciklopedia

Teknika dhe strategji:

  •  Bisedë
  •  Vëzhgim
  •  Demonstrim
  •  Lexim global
  •  Punë individuale/Çift
  •  Vizatim/Emërtim

Burimet e informacionit dhe mjete: modele shkronjash individuale, grafiku i shkronjës E, e  të shtypit, fishe me fjalë të fjalorit dhe fjalë të tjera që kanë në trup në pozicione të ndryshme zanoren E, e,  si helikopteri, banane,.., website www.flasshqip.ca, laptop/PC, tabela e bardhë, fletore me vija tw ngushta, fletore vizatimi, ngjyra. 

Përshkrimi kontekstual i situatës

Veprimtari praktike

Hapi 1. Dëgjoni së bashku në youtube këngën e shkronjës E  dhe  ndërkohë që e këndoni bashkë, shkruajeni tekstin te tabela e bardhë. 

Kënga e shkronjës E

Elefanti me dhembë të fildishtë

Eksperimenti që sot mësoj

me shkronjën E fillojnë

E si era

E si elefanti

E si Elbasani

E, e, e

E si edukatore 

E si Europa

E si etiketa

E, e, e

Enciklopedinë unë mora dhuratë

Të mësoj për elefantin gjigand 

Ekuatori që ndan tokën në mes

Europën e çdo kënd tjetër

Hapi i dytë Bashkë me fëmijën tuaj gjeni fjalët që nisin me "e" dhe formoni fjali me të paktën dy prej tyre. 

Veprimet në situatë

Vazhdojmë me videon e “Erdhën shkronjat-Shkronja E” dhe te minuta 21 e 55 sekonda, gjeli Kiriki do tregojë një gjëegjëzë”

  • Herë e ftohtë e herë e ngrohtë,
  • herë e lehtë, e herë e fortë,
  • herë të shkund e herë të përkund
  • me “e” në fillim e “a” në fund.

Lërini 3 minuta kohë fëmijës të gjejë pëgjigjen e gjeagjëzës: (Era)

Pasi shikoni të gjitha fjalët që nisin me shkronjën “e” apo e kanë në mes, apo në fund, shkruajini ato në një tabelë:

Shkronja “e” në fillim

Shkronja “e” në mes

Shkronja “e” në fund

Era

elefanti

banane

Edukata

 

 

Shkruani  fjalët kryesore në tabelë dhe ndërkohë ndani fjalë në rrokje dhe gjeni shkronjat "e". 

Në mënyrë të pavarur fëmija qarkon zanoren E në fjalët e dhëna apo nga ato që gjejnë te video e bashkangjitur më sipër (Elefanti, enciklopedia, enigma, Europa, erashka, elbi, ekuatori, errësira, ende, ena, edhe, emri, Eli, Elbasani, Erseka, Egjipti, ekspeditë, eksploroj, edukata, edukatore, egoist, ekip, eklips, energjia, mbledhje, zbritje, hedhje, prekje, ditëlindje, daulle,  e vërtetë, dhjetor, planet, magnet, dhelpra, delja, dreri, bregu, deti). 

Si detyrë shtëpie fëmija mund të vizatojë të paktën dy objekte që nisin me “e” dhe i emërton më pas ato. 

20 Qershor 2020, ©FlasShqip.ca