Argëtohu me fëmijët !
Keni një ditë pushim dhe nuk dini si të argëtoheni me fëmijët? Mjaft shkuat nëpër qendra tregëtare dhe mos merrni pajisje elektronike me vete. Pranvera po vjen, ditët me diell po ashtu. Më mirë sajoni aktivitete jashtë mureve të ndërtesave. Si për shembull:
Shëtisni nën rrezet e diellit
Fryni tollumbace me shkumë ndërkohë që ecni. Fëmijët kanë shumë qejf.
Dilni me biçikleta ose mësoni biçikletën
Lexoni bashkë libër të shtrirë në barin e një parku, me këmbët që tunden nga kënaqësia.
Mund të ushqeni zogjtë, ose rosat e mjelmat nëse jeni pranë një liqeni.
Luani me top, tenis, ose letra. Mund edhe të luani "Mos u nxeh"
Dekoroni bashkë vezët e pashkës, le të eksperimentojnë fëmijët sa të duan.
Merrni pjesë në ndonjë punë vullnetare me fëmijët për komunitetin
Personalizoni gurë dekorues në kopshtin tuaj.
Pastroni lodrat së bashku
Bëni ushqime gati dhe nisuni për një piknik
Shkoni në kopshtin zoologjik ose botanik
Shkoni në kinema ose teatër për fëmijë duke ngrënë bashkë kokoshka
Vizitoni një vend që nuk e keni parë ndonjëherë
Uluni bashkë me fëmijën dhe planifikoni aktivitetet për herën tjetër.
Dhe ajo që u pëlqen fëmijëve është kur vrapojnë bashkë me prindërit. Nuk e di pse kënaqen aq shumë.










