Cili është roli i Evropës në garën e Inteligjencës Artificiale? - Nga Shyqyri Dekavelli
- Published in Kulturë
ë
Shyqyri Dekavelli
Ndërsa të gjithë sytë janë të drejtuar në garën e Inteligjencës Artificiale midis Kinës dhe Amerikës, a ka ndonjë rol Evropa në këtë drejtim?
Inteligjenca Artificiale në zhvillimin e saj të fundit në SHBA, arriti që të imitojë mënyrën e funksionimit të trurit. Kjo i dha një epërsi në garën për Inteligjencen Artificiale Shteteve të Bashkuara në krahasim me pjesën tjetër të botës, duke përfshirë dhe Kinën.
Që nga fillimi i revolucionit digjital, pavarësisht nga udhëheqja e Amerikës, Evropa gjithmonë ka pasur një rol thelbësor për kërkimet në këtë fushë, një rol shpesh i anashkaluar dhe madje i nënvlerësuar.
Amerikanët atë që nuk e zhvilluan në shtëpi e blenë nga Evropa. Në këtë aspekt, dy firma britanike kanë kontribute themelore për zhvillimin e Inteligjences Artificiale dhe në sigurimin e udhëheqjes së Amerikës në elektronikë, ARM dhe DeepMind.
ARM, një projektues i çipave britanikë që nga vitet 1980, ishte i pari që zhvilloi një arkitekturë të re dhe që i bën kompjuterët të funksionojnë shumë më fuqishëm se çdo gjë tjetër. Ky sistem u ble nga gjigandi amerikan Qualcomm (gjithashtu i themeluar në vitet 1980) dhe sot chipmaker-i më i madh i lëvizshëm në botë. Që nga viti 2007, ky sistem është përhapur kudo dhe tani gjendet në shumicën e telefonave inteligjentë.
DeepMind Technology, themeluar në vitin 2010, është një zhvillues i rrjeteve nervore artificiale të marra nga Alfabeti i Google në vitin 2014. DeepMind është në pararojë të zhvillimit të Inteligjencës Artificiale. Kësisoj, është bërë një përparim i jashtëzakonshëm konceptual dhe inxhinierik që shënoi një largim të madh nga mënyra se si kompjuterët kishin punuar deri në atë kohe. Në vend që të mbështetet te algoritmet për detyra specifike, Inteligjenca Artificiale përdor një arkitekturë të ndryshme që imiton mënyrën se si truri jonë funksionon dhe lejon “mësimin e makinerisë” ashtu si njerëzit “mësojnë”. Për ta bërë këtë, ata kërkojnë sasi të mëdha të dhënash. Sa më shumë të dhëna marrin, aq më mirë zbulojnë dhe "mësojnë" të njohin fytyrat, mësojne të identifikojne strategjitë fituese në lojëra, etj, etj.
DeepMind bëri bujë në 2016 pasi programi i saj AlphaGo mundi një profesionist kinez, Lee Sedol, kampionin botëror në "lojën Go", një lojë e lashtë kineze që është shumë më komplekse sesa shahu.
Papritur, Kina kuptoi se nuk mund ta linte këtë të ndodhte dhe filloi të zhvillojë një garë gjithëpërfshirëse me perëndimin.
Qeveria nisi një plan të gjerë për t'u bërë udhëheqësi botëror në Inteligjencen Artificiale, duke njoftuar se do të mbizotëronte industrinē deri në vitin 2030. Nuk është vetëm çështje e hedhjes së sasirave të medha parash për problemin (megjithëse kjo është ajo që bën Kina), por mënyra sesi qeveria kineze po e bën atë është veçanërisht e efektshme sepse çdo nivel i qeverisë deri tek kryetarët e bashkive janë përfshirë ne kete angazhim.
Për vëzhguesit perëndimorë, mund të duket se qeveria kineze po hedh para kot, pa mençuri, por zhvillimi brutal i detyruar ka funksionuar mirë për Kinën.
SHBA dhe Kina po bejne një revolucion të thellë ne aplikimin e Inteligjences Artificiale dhe Kina ka të ngjarë të jetë fituesi, sipas ekspertëve kinezë.
Arësyet janë të thjeshta, demografia, të dhëna të shumta dhe mbikqyrja e të gjitha tregjeve te tjera, dhe siç thotë nje ekspert kinez i Inteligjences Artificiale, Kina është "Arabia Saudite e të dhënave".
Firmat kineze mbledhin shumë më tepër të dhëna për botën reale. Sa më shumë të dhëna te sigurohen, aq më rezultative eshte aplikimi i Inteligjences Artificiale.
Kina ka strategjinë më ambicioze nga të gjithe vendet dhe siguron burimet më të mëdha në të gjithë botën për zbatimin e saj. Ajo kombinon një sasi gjigande të dhënash me talentin, kompanitë, kërkimet dhe kapitalin për të ndërtuar ekosistemin udhëheqës në botë të Inteligjences Artificiale.
Inteligjenca Artificiale me zhvillimet e saj te deritanishme po arrin të pushtojë intimitetin tonë. Pajisjet e Inteligjences Artificiale mund të na manipulojnë në qëllimet e tyre, ndoshta pa e kuptuar madje.
Etika e Inteligjences Artificiale nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi. Njerëzit në Kinë, po pranojnë më shumë që të dixhitalizohen fytyrat e tyre, zërat, zgjedhjet e blerjeve e shume gjëra të tjera, dhe ky është një shembull tjetër i gatishmërisë më të gjerë kineze për të tregëtuar një farë intimiteti për lehtësi të aplikimit te Inteligjences Artificiale.
Kjo është diçka që konsumatorët evropianë dhe amerikanë mund të mos ndjehen aq rehat me të. Evropa ka marrë një qasje shumë më të rreptë, siç dëshmohet me miratimin e Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave.
Inteligjenca Artificiale është një mbeshtetje e madhe, ajo na çliron nga punët rutinë. Ajo është bërë një fushë me rëndësi strategjike dhe një shtytës kryesor i zhvillimit ekonomik.
Është thelbësore të bashkohen forcat në Bashkimin Evropian për të qëndruar në pararojë të këtij revolucioni teknologjik, për të siguruar konkurencën dhe për të krijuar kushtet për zhvillimin dhe përdorimin e tij.
©Shyqyri Dekavelli











