Kulturë

Rrënjët Arb, Alb, Alp në Francë dhe Itali - Nga Saimir Lolja

  • Published in Kulturë

ALBANIA ose SHQIPËRIA në perëndim të Gadishullit Ilirik, shtrirë në të dy anët ku bashkohen Deti i Arbias (Adriatik) dhe Deti Jonë.

ARBANË/ARBANA, fshat në bashkinë Vaqarr, në jug të Qarkut Tiranë, Shqipëria qendrore.

ALBA-LA-ROMAINE, emri i tanishëm i një fshati në Qarkun Ardèche në jugun e Francës. Nën perandorinë romakë emri ishte Alba Augusta Helviorum ose Alba Helviorum, domethënë Alba e Helvitëve të cilët e kishin kryeqendër të vetën. Emri deri në vitin 1986 ishte ALBA.

ALBA SELUSIANA, emri romak për qytetin Weissenburg, në Qarkun Bas Rhin, Alsasë, verilindja e Francës.

ALBA TERRA është emri i mëparshëm i fshatit të sotëm Aubeterre në Qarkun Aube, verilindja e Francës.

ALBAN dhe ALBINE, fshatra në Qarkun Tarn në jugun e Francës.

ALBANAIS, rajon në Alpet perëndimore që rrethon liqenet Lac d’Annecy dhe Lac du Bourget, i cili përmbahet në Qarqet Savoie dhe Haute-Savoie në Francën lindore. Në kohën romake rajoni quhej ALBINUM, popullsia ALBII ose ALBANI. Në dokumentet mbretërore në latinisht të vitive 867 e 879, përcaktohen qartë bashkësitë fshatare Albani në Ariacum/Ariaco (sot, Héry-sur-Alby), Belmontem (sot, Balmont), Virilgum/Verilico (sot, Vergloz), Caldatis (sot, Chaux), Tudesio (sot, Thusy). Sot, janë 50 fshatra Albanais të shpërndarë në Kantonet Rumilly, Alby-sur-Chéran, Albens, Seynod dhe Grésy-sur-Aix.

ALBAS, fshat në Qarkun Lot në jugperëndim të Francës..

ALBAS ose ALBÀS, fshat në Qarkun Aude në jug të Francës. Banorët thirren Albassiens ose Albassiennes. Minerali i hekurit njihet i nxjerrë aty që nga shekulli IV p.e.s. Romakët i vunë emrin ALBARES.

ALBÉ ose Erlenbach (germ.) është një fshat në Qarkun Bas Rhin, Alsasë, verilindja e Francës.

ALBEMARLE ose ALBA MALA emri i mëparshëm i fshatit të sotëm Aumale në Qarkun Seine-Maritime, Normandi, veriperëndimi i Francës.

ALBI, qytet në Qarkun Tarn në jugun e Francës. Gjetjet arkeologjike datojnë aty 3000 p.e.s. Pas pushtimit romak në vitin 51 p.e.s. qyteti u quajt Civitas Albigensium dhe Qarku i Albinëve (Albigeois, Albigensians) mori emrin Albiga. Në shekullin XII, qyteti i Albit u bë qendra e sektit të krishterë të Katharëve. Ngase u damkosën si kundërbesues nga kisha katolike, papa Inocenti III dhe mbreti francez filluan një kryqëzatë 20-vjeçare kundër tyre në vitin 1208. Pas masakrave, shfarosjeve, shkatërrimeve të kështjellave në jugun e Francës dhe djegieve të librave të tyre, i fundmi i Katharëve u dënua në vitin 1321.

ALBICI, Albiques, Albieis, Albienses, një popullatë para-romake me kryetar të quajtur Albiorix  e cila shtrihej në pjesën e mesme dhe të poshtme të lumit Durance, që më pas derdhet në lumin Rhône, në juglindje të Francës.

ALBIÈS, fshat në Qarkun Ariège në jugperëndim të Francës, në vargmalet Pirene, afër Andorrës. Banorët thirren Albiésois ose Albiésoises.

ALBIMONTIUM (sot, Blâmont) dhe CHAZELLES-SUR-ALBE, fshatra në Qarkun Meurthe-et-Moselle, verilindja e Francës.

ALBIN ose AUBIN BLANC, lloj rrushi e vene e bardhë prodhuar përgjatë luginës së lumit Moselle më Francën lindore.

ALBIS (shekulli VII) ose ALBA (viti 877) janë emrat latinë për lumin e tanishëm Aube në Qarkun Aube, verilindje të Francës. Ai është një nga degët furnizuese kryesore të lumit Seine që kalon përmes Parisit. Nisur nga ky emër, shkencëtari francez Alcide d'Orbigny emëroi ALBIAN moshën dhe shtresat gjeologjike 113.0 – 100.5 milion vjet të vjetra.

ALBUCIUM ose Albucum ose Albuciensis (dokument i vitit 936) dhe Albuconis (dokument i vitit 1070), është emri i fshatit Aubusson në Qarkun Creuse në qendër të Francës.

RUISSEAU D'ALBAGNE, prrua që buron nga Alpet në Francën lindore e rrjedh drejt jugut dhe derdhet pranë fshatit Aumessas në lumin Le Bavezon.

SAINT-ALBAN, fshat në Qarkun Ain, Franca lindore.

SAINT-ALBAN-AURIOLLES, SAINT-ALBAN-D'AY, SAINT-ALBAN-EN-MONTAGNE, SAINT-ALBAN-SOUS-SAMPZON, fshatra në Qarkun Ardèche, Franca juglindore.

SAINT-ALBAN, fshat në Qarkun Côtes-d'Armor, Franca veriperëndimore.

SAINT-ALBAN, fshat në Qarkun Haute-Garonne, Franca jugperëndimore.

SAINT-ALBAN-DE-ROCHE dhe SAINT-ALBAN-DU-RHÔNE, fshatra në Qarkun Isère, Franca juglindore.

SAINT-ALBAN-LES-EAUX, fshat në Qarkun Loire, Franca qendrore.

SAINT-ALBAN-SUR-LIMAGNOLE, fshat në Qarkun Lozère, Franca jugore.

SAINT-ALBAN-DE-MONTBEL, SAINT-ALBAN-DES-HURTIÈRES, SAINT-ALBAN-DES-VILLARDS, SAINT-ALBAN-LEYSSE, fshatra në Qarkun Savoie, Franca juglindore.

ARBANE ose ARBANNE, ALBANE, ARBENNE, ARBONE, lloj rrushi i bardhë i përdorur për vena të ndryshme i mbetur me pakicë tani në rajonin Aube, verilindje e Francës.

ARBANATS, fshat në Qarkun Gironde, Franca jugperëndimore.

ARBENT, qytezë në Qarkun Ain, rajoni Auvergne-Rhône-Alpes, Franca lindore. Banorët quhen ARBANAIS ose ARBANAISES.

ARBOIS, rrushi i bardhë i përdorur për vena të ndryshme prodhuar në rajonin Loire, Franca qendrore.

AUBAGNE, më herët Aubignium ose Albiniacum (lat.), është emri në të folurën vendore Occitan të qytetit afër bregut Mesdhetar në Qarkun Bouches-du-Rhône në jug të Francës. Banorët quhen Aubagnais ose Aubagnaises. Ngjitur me Qarkun Bouches-du-Rhône janë qarqet Alpes-Maritimes, Gard dhe Var ku në secilin ndodhen fshatrat me emrin VALBONNE.

AUBENAS ose ALBENATE (lat.), qytezë malore mbi tokë gëlqerore të bardhë në Qarkun Ardèche, i cili është ngjitur me Qarkun Gard, në jugun e Francës.

AUBENAS-LES-ALPES, fshat malor mbi tokë gëlqerore të bardhë në Qarkun Alpes-de-Haute-Provence, i cili është ngjitur me qarqet Alpes-Maritimes dhe Var, në jug të Francës. Banorët quhen Albascecois ose Albascecoises. Emri ndeshet si ALBENASSIO në një tekst të shekullit XI.

AEDES ALBA (lat.), domethënë Shtëpia e Bardhë, ishte Selia e Senatit në një shesh të quajtur ALBANA në qytetin romak Capua, që edhe sot ndodhet në Provincia di Caserta, 25 km në veri të Napolit, jugperëndimi i Italisë.

ALBA, qytezë e vogël në Provincia di Parma, rajoni Emilia-Romagna, Italia e veriut.

ALBA (Alba Pompeia, lat.), qytet në rajonin Piemonte, Provincia di Cuneo, 30 km në jugperëndim të qytetit Asti, veriperëndimi i Italisë. Në të folurën vendore Lenga Piemonteisa qyteti thirret ARBA. Këtu rritet rrushi ARNEIS i cili përdoret për prodhim venash të ndryshme.         

ALBA DE CALABRIA, vera të bardha prodhuar në Kalabri, Italia e jugut.

ALBA FUCENS ishte një qytezë e lashtë rrënojat e së cilës janë rrëzë malit Velino në Qarkun MASSA D'ALBE, Provincia dell’Aquila, Italia qendrore. Ndodhet 20 km larg nga burimi i lumit LIRI i cili derdhet në detin Tyren.

ALBA LUCENTI ose ALBE LUCENT, ALBALUCE, ERBALUCE, lloj rrushi i bardhë përdorur për vena të ndryshme prodhuar në rajonin Piemonte, Italia veriperëndimore.

ALBA LONGA, qyteti më i hershëm në ALBANUM (Latium), në kodrat e larta COLLI ALBANI, në bregun lindor të liqenit LAGO DI ALBANO, 19 km në juglindje të Romës. Gjetjet arkeologjike datojnë të paktën të shekullit X p.e.s. Banorët në Latium quheshin ALBANI. Disa nga familjet mbretëruese në Romën e lashtë, si p.sh. Gega-ni, Curri-ati, Juli/Luli (nga rrodhi Gaius Julius Caesar), Tullia (nga rrodhi Marcus Tullius Cicero, Cicëroni) kishin origjinë Albani dhe mburreshin për të. Alba Longa është vendlindja e legjendarëve Romulus dhe Remus që themeluan Romën në shekullin VIII p.e.s. Ata ishin nga të fundmit e linjës 400-vjeçare të mbretërve (Reges Albani, lat.) në rajonin Latium. Pas rrafshimit të qytetit Alba Longa prej Romës në mes-shekullin VII p.e.s., popullsia e qytetit u zhvendos në Romë.

ALBANA, lloj rrushi i bardhë i shumë venave me mbiemra të ndryshëm prodhuar që nga shekulli XIII në Italinë verilindore, më së shumti në rajonin Emilia-Romagna.

ALBANA, fshat i vogël në Frazioni di Prepotto, Provincia di Udine, Italia verilindore. Ai ndodhet pranë një kështjelle dhe në buzë të kufinit me Slloveninë. Vendasit flasin të folurën vendore të Friulit. Ekipi i faqes www.preshevajone.com që ka shkuar atje ka dalluar fjalë të njëjta: cestjela - kështjella, piron - pirun, carroca - karroca, ajer - ajri, njata - nata, di - dita, capjela - kapela, flumi - lumi, mjeli – mjalti, etj.    

ALBANELLA, një rrush dhe venë e bardhë e prodhuar në rajonet Pesaro dhe Marche, Italia lindore.

ALBANELLO BIANCO, një rrush dhe venë e bardhë e prodhuar në Siçili.

ALBANA NERA, venë e errët prodhuar në rajonin Emilia-Romagna, Italia e veriut. Ajo dihet e prodhuar në vitin 1600 dhe në fillim të shekullit XX kishte emrin ALBANINA.

ALBANO, një lum që buron në Alpe, rrjedh në Provincia di Como dhe derdhet pranë fshatit Dongo në liqenin Lago di Como (Larius Lacus, lat.).

ALBANO ose ALBANA SECCO, Trebbiano, Ugni Blanc, lloj rrushi dhe vere e bardhë prodhuar në Itali e vende të tjera. Ugni Blanc është rrushi më i mbjellur në botë.

ALBANO LAZIALE (Albanum, lat.), qytet në bregun jug-perëndimor të liqenit Lago di Albano, 25 km nga Roma. Sipas të folurës Romanesco, gjuhës vendore të Romës e ngjashme me atë Etruske-Toske, Albano Laziale thirret ARBANO. Një fortesë e ngritur aty me urdhërin e perandorit romak Septimius Severus në vitin 197 e.s. për legjionin Legio II Parthica u quajt CASTRA ALBANA. Prandaj ay legjion njihej edhe me emrin Legio Albana dhe legjionarët e tij si Albani. Ay legjion shërbeu deri në fillim të shekullit V e.s. Rrënojat e fortesës janë akoma në Albano Laziale. Aty ndodhet peshkopata DIOCESI DI ALBANO (Albanensis, lat.) e themeluar në vitin 1125 nga kardinali frëng Matthieu d'Albano.

ALBANO DI LUCANIA, qytet malor dhe bashki në Provincia di Potenza, rajoni i Bazilikatës, jugu i Italisë. Në të folurën vendore Lucano ky qytet thirret ALBANË. Këtu ka gurë shumë të mëdhenj të punuar në forma të qëllimshme.

ALBANO SANT'ALESSANDRO, qytezë në Provincia di Bergamo, rajoni i Lombardisë, Italia veriore.

ALBANO VERCELLESE, një qytezë në Provincia di Vercelli, rajoni Piemonte, në veri-perëndim të Italisë. Ndonëse emër romak, ai ndeshet në dokumente që nga shekulli X.

ALBANUS, një mbiemër zëvendësues për fjalën Romanus i përdorur në vjershat romake.

ALBARANZEULI BIANCO, lloj rrushi dhe vene prodhuar në Sardenjë.

ALBAROLA, lloj rrushi i bardhë për vena të ndryshme prodhuar në Italinë veriperëndimore.

ALBAROSSA, një verë e kuqe e prodhuar në rajonin Veneto, verilindje e Italisë, dhe në Kalabri, jugu i Italisë.

ALBAVILLA, fshat në Provincia di Como, Italia veriore.

ALBENGA është qytet në Gjirin e Gjenovës, Provincia di Savona, Italia e veriut. Në të folurën e Ligurias qyteti thirret ARBENGA. Qyteti quhej Albium Ingaunum deri para pushtimit prej romakëve në vitin 181 p.e.s, më pas Albingaunum, dhe nën perandorinë romake u quajt Albinauno. Emri kaloi në Albingano në vitin 1000 dhe Albenga në shekullin XIV.

ALBEGNA (lexohet Albenja), lum në Provincia di Grosseto, Toskana e jugut, bregu perëndimor italian i sipërm. Në E-TRU-RIAN e lashtë emri i lumit ishte ALBINIA dhe këtë emër ka ruajtur qyteza në derdhjen e lumit Albegna në detin Tyren.

ALBEROBELLO, qytet i vogël në Provincia di Bari, rajoni i Pulias, Italia juglindore. Qyteti njihet për ndërtesat Trulli me forma të veçanta.

ALBERONA ose Areveròne në të folurën puljeze, fshat kodrinor në Provincia di Foggia, Italia juglindore.

ALBES ose ALBEINS, fshat në Provincia Autonoma di Bolzano, Tiroli i Jugut, Italia e veriut.

ALBESE BIANCO, ALBINA/ALVINO VERDE, VERDECA, lloj rrushi i bardhë për shumë lloj venash prodhuar kryesisht në Italinë qendrore dhe jugore.

ALBI ose IÀRBI (e folura kalabreze), një qytezë në Provincia di Catanzaro, Kalabria, Italia jugore.

ALBIA, sipas dijetarit të lashtësisë Strabonit 64 p.e.s. – 24 e.s., ay ishte emri i mëparshëm i Alpeve në Europën qendrore.

ALBIANO, qytezë në Provincia di Trentino, Italia e veriut.

ALBIANO, fshatra njëri afër qytezës Anghiari, Provincia di Arezzo, Italia qendrore. Qyteti Arezzo në periudhën etruske deri në shekullin I p.e.s. quhej Aritim dhe pastaj nën romakët u quajt Arretium.

ALBIANO, fshatra afër qytezave Minucciano e Barga, dhe SANTA MARIA ALBIANO, fshat afër qytetit Camaiore, Provincia di Lucca, Toskanë, Italia qendrore.

ALBIANO D'IVREA ose ALBIAN në të folurën piemontese, fshat në rajonin Piemonte, 45 km larg Torinos.

ALBIANO DI MAGRA, fshat në Provincia di Massa-Carrara, dhe ALBIANO, fshat në bashkinë Montemurlo, Provincia di Prato, Toskanë, Italia perëndimore.

ALBIATE, një qytezë në Provincia di Monza-Brianza, 25 km më në veri se Milano, Italia e veriut. Në të folurën vendore Brianzöö qyteza thirret AElbiàa.

ALBINO, qytezë në Provincia di Bergamo, rajoni Lombardia (Lumbardhia), Italia veriore. Në të folurën vendore të Bergamos thirret Albi.

ALBIUM (ALBION) INTEMELIUM ishte qyteza e lashtë që sot quhet Ventimiglia, Provincia di Imperia, Liguria, ku bashkohet bregu verior italian me atë francez.

ALBONA ose ALBUNEA, emri i hershëm i lumit të sotëm Agogna që rrjedh drejt jugut në rajonet Piemonte e Lombardi dhe derdhet në lumin Po, veriu i Italisë.

ALBULA ishte emri i hershëm i lumit Tiber që sot kalon nëpër Romë, Itali. Vjershëtari romak Publius Vergilius Maro, 70 - 19 p.e.s., përmend parashikuesin Albula në vjershën e tij me legjendën e trojanit Enea.

ALBULA, emri romak i lumit të sotëm Esina, Provincia di Ancona, Italia lindore.

ALBULAE AQUAE, vend me burime ujore vullkanike sulfurore të ngrohta 24 km në lindje të Romës, Itali, përdorur që nga lashtësia.

FAVORITA DI ALBA ose Vermentino, Rolle, lloj rrushi dhe vere e bardhë prodhuar në rajonet Liguria e Sardenja jugore në Itali dhe ishullin Korsika të Francës.

GERANIUM ALBANUM, një nga 420 llojet e luleve të gjinisë Geranium.

LAGO ALBANO ose ALBANUS LACUS (lat.), liqeni në kodrat e larta Monti Albani. Në bregun veriperëndimor është qyteza Castel Gandolfo ku ndodhet Pallati Veror Papnor. Në Muzeun e Vatikanit ka, p.sh., një urnë etruske të shekullit IX p.e.s. e gjetur në qytezën Castel Gandolfo dhe vendet e tjera ku shtrihej E-TRU-RIA para-romake. Nga fundi i shekullit IV p.e.s. u ndërtua në anën perëndimore një tunel 1800 m i gjatë që largonte ujërat e tepërta të liqenit, të cilat pasi arrinin rrymën ujore Rivus Albanus (sot, La Marana delle Pietrare) dhe përdoreshin për ujitje tokash derdheshin në lumin Tiber. Që nga Lojërat Olimpike Verore të vitit 1960 aty, mënyra e shënjimit me tapa të lidhura me litar të shtegut të vozitjes në garat me varka njihet me emrin e liqenit Albano Buoy System (ang.).

MONTI ALBANI (Albanus Mons, lat.) ose COLLI ALBANI, rajon malor vullkanik në pjesën e poshtme të Apenineve, në juglindje të Romës, Itali. ALBANUM quhej vila perandorake romake aty. MONS ALBANUS (lat.) ose tani Monte Cavo ose MONTE ALBANO është mali i dytë më i lartë aty. ALBAN quhej rrushi dhe vena e famshme romake që prodhohej në ato kodra. Në Romën e lashtë, ai ka qenë një mal i shenjtë për Konsujt romakë dhe ku kryhej festim 4-ditor në pranverë. (Ngjashmëri me Ditën Arbërore të Verës që vazhdon të festohet nga  shqiptarët.)

MONTALBANO, qytezë në Provincia di Ferrara, veriperëndimi i Italisë.

MONTALBANO, një varg kodrash ku ndodhen fshatra brenda kalave me histori të vjetër, Villa Medici, varre Etruske, me sipërfaqe 16’000 ha, që shtrihet përgjatë Firences, Pistoias e Pratos, rajoni i Toskanës, Italia qendrore.

MONTALBANO, fshat në Provincia di Brindisi. Italia jugore. Në të ndodhen ngrehina me gurë shumë të mëdhenj të përdorur nga gjigandët 7000 – 4000 p.e.s. dhe që në anglisht thirren Dolmen. Ata i ngjanë Gurit me Qiell në fshatin Vranisht të Valonës, Shqipëri.

MONTALBANO ELICONA ose MUNTARBANU (sicil.), fshat në Provincia di Messina, në veri të vullkanit Etna, Siçilia lindore, Itali. Aty në rrafshnaltën Argimusco ka gurë shumë të mëdhenj të ngulur në tokë që kanë forma të punuara me qëllim.

MONTALBANO JONICO ose MUNDALBÀNË, në të folurën vendore, është një fshat në Provincia di Matera, rajoni i Bazilikatës në Italinë e jugut.

ARBORIO, një fshat në Provincia di Vercelli, rajoni Piemonte, Italia veriore.