Botohet në SHBA libri me fabula “Where to?” i Vangjush Saros
- Published in Kulturë
Është botuar në SHBA nga Austin Macauley Publishers, Nju Jork, libri “Where to?”, një përmbledhje me fabula e shkrimtarit dhe publicistit të mirënjohur Vangjush Saro, i cili prej vitesh jeton në Vancouver të provincës British Columbia.
Përkthimi në anglisht nga Alfred Kola. Ilustrimet nga Alma Skënderi. Libri hapet me një parathënie të Dr. Daniela Hasa, Pedagoge e Gjuhës Angleze në Universitetin e Tiranës.
“Where to”? Vërtet, ku po shkojmë, ç’do bëhet me botën? Egoizmi e pandjeshmëria po na drejtojnë kah humbjes, në pabarazi, hipokrizi e luftëra.
Fabula ndonjëherë cilësohet si një “zhanër i vjetër”; por krijimet e këtij libri cekin tema aktuale dhe qasen për ta testuar edhe botën “moderne”.
Flasshqip.ca e uron përzemërsisht autorin.
*Më poshtë linku ku të interesuarit mund ta porositin librin online:
https://www.austinmacauley.com/us/book/where











