Kulturë

Nga rendi i vjetër botëror për në të riun: Libri “The Nation-Free Recipe” me autor Saimir Lolja

  • Published in Kulturë

Ky libër i domosdoshëm preket shpejt dhe rilexohet sepse me të përparohet duke zbuluar çka akoma nuk thuhet, pasurohet në çfarë dihet dhe lartësohet mbi çfarë kuptohet. Brendia e tij vozit në Europë, Mesdhe, trojet shqiptare që nga fillimi i shekullit XX e deri tani mbi një shtresë të fshehur qëllimisht. Ngjarjet, njerëzit në to, idetë, regjisorët, janë të gjithë e të gjitha jo rastësi dhe të lidhura me një fill që vazhdon edhe tani. Çfarë qe Rendi i Vjetër Botëror dhe çfarë është e sa njatet kalimi në Rendin e Ri Botëror shfaqet në këtë libër.

Kur Europianët po ndriçonin vetveten, Renes Descartes shkrojti në vitin 1637: “Cogito, ergo sum” (Jam kur mendoj). Që domethënë se çdokush dëshiron të jetë vetvetja dhe ky libër është i këtij lloji. Prandaj ata që e lexojnë librin kalojnë para, ngjiten më lart dhe ndjehen më mirë. Për shembull, libri lidh rrjedhën e ngjarjeve në Europë dhe Shqipëri pas vitit 1989 dhe pse demokracia lindi e ndryshkur në Shqipëri më 1991.

Libri fillon me shkrimin “Universalizmi dhe Nacionalizmi” i Dhjetorit 1943 ku, p.sh., “...Komunisti kërkon: Hiq dorë nga vllau tënd i gjakut dhe unë të bëj vlla me të gjithë njerëzit e kësaj bote.” Përgjigja që merr është: Qofsh ti që je, unë me vllain jemi ata që jemi.”

Në faqen tjetër është një pyetje që iu bë dy oficerëve britanikë SOE në një fshat të Dibrës në Maj 1944: “Siç e dini, tre parti politike janë në Shqipëri: agjentët e Gjermanisë, agjentët e Rusisë dhe agjentët e Anglisë. Ajo është e kuptueshme, por ajo që asnjëri nga ne nuk e kupton është se përse agjentët e Rusisë paguhen me ar anglez”. Përgjigjen e jep ky libër pas 80 vitesh dhe e cila vlen për të kuptuar të tashmen dhe 130 e më shumë vitet e shkuara.

Saimir Lolja

Nga një këndvështrim i ri, zbulime të ndërlidhura në libër janë, për shembull:  Trojet shqiptare në fillim-shekullin XX u krasitën deri në rrëzë, pse e nga cilët? Pse ndodhën Lufta I Botërore dhe Lufta II Botërore? Kush i krijoi tre Jugosllavitë (Serbitë më të Mëdha) në shekullin XX? Çfarë ishte kënga e luftës së shenjtë sllave (Svyashchennaya Voyna) ose e xhihadit sllav ku e kur këndohet akoma? Si u mboll dhe u përhap fara sllavo-komuniste në trojet Shqiptare? Zgjatim i kujt vije ishte Perdja e Hekurt në Europë pas Luftës II Botërore? Ku shkoi ari i grabitur popullatës shqiptare me dhunë e tortura në vitet 1945-1946? Pse ndodhi çmenduria e vitit 1997 në Shqipëri para luftës që i dha lirinë Dardanisë më 1998-1999?, etj.

Kushdo që lexoi botimin e parë të vitit 2018 në ditën e nesërme përfundoi leximin e dytë. Sepse lexuesi e ndjen veten autor të librit. Evropa vuajti rëndë në shekullin XX sepse perandoritë nxituan dhe fshehtas bashkëpunuan. Ky libër përdor një çelës mjeshtër për të çkyçur përrallat në historinë politike dhe vlen shumë kur vjen nga një burim i papritur. Libri e ndihmon lexuesin ta mprehë çelësin e vet dhe të ngjitet më lart.

E fshehta më e madhe e gatuar nga shërbimet e fshehta të zgjuarsisë nuk është të mos e dish apo të mos e kuptosh. Mund ta gjeni këtu tani cila është. Dhe loja e rrezikshme që përdorin shërbimet e fshehta të zgjuarsisë për të ndikuar hapësira të mëdha vjen nga Libri i Ideve. Prandaj, nëse doni të zbuloni se keni shkrojtur në libër, e lexoni. Nëse doni të zbuloni pasuritë në vetvete, e prekni këtë libër.

Libri i autorit Saimir Lolja “Receta pa Komb” gjendet:

-Në shqip tek libraria Adrion www.adrionltd.com/sq/

-Në anglisht “The Nation-Free Recipe - How the Triple Entente served Comintern”, 2nd ed., Austin Macauley Publishers, New York, 2024 tek www.amazon.com