Jam një çifut zezak me një sy
Samuel George Davis Jr. (1925 – 1990), i njohur në publik si Sammy Davis Jr. konsiderohet një nga superyjet afro-amerikane të artit, kulturës, dhe showbiz-it të shekullit të 20-të.
Bashkë me Elvis Presley-n dhe Frank Sinatra-n konsiderohen si 3 artistët më të famshëm të jetës kulturore të Las Vegasit përgjatë viteve ‘70-‘80-të.
Këngëtar, muzikant, kërcimtar, aktor, komedian dhe showman vodevilësh, ndër të tjera i njohur edhe për imitimet e figurave më të njohura të artit e kulturës.
Por mbi të gjitha i paharrueshëm edhe për nga profili unikal i fytyrës,
Me një jetë të pazakontë në skenë dhe jashtë saj. Në moshën 29 vjeç në një aksident automobilistik humbet njërin sy të cilin e zëvëndësoi me një prej qelqi.
Pak vjet më pas konvertohet në besimin hebraik. I keqkuptuar deri në fund të jetës nga vetë komuniteti afroamerikan. Edhe pse ishte mik i ngushtë i Presidentit Nikson, edhe në kulmin e suksesit, ishte i diskriminuar nga Amerika raciste e atyre viteve, sidomos pas martesës se tij me një grua të bardhë, martesë që nuk u njoh nga ligji amerikan për 7 vjet me rradhë.
“Cili është handikapi yt?”, e pyeti dikur një miku i tij.
Handikapi im? Që jam një çifut zezak me një sy”, u përgjigj Sammy Davis Jr. pa e ditur që kjo batutë do të bëhej emblema e personalitetit të tij edhe pas vdekjes.
Tymoste 4 paketa në ditë dhe vdiq nga kanceri në fyt në moshën 65-vjeçare.
Marrëdhënia e tij me paranë ishte e shkëlqyer: Dorëlëshuar klasik, e jetoi jetën në atë mënyrë që ditën e vdekjes t’i kishin mbetur veç paratë e varrimit.
Dhe ashtu ndodhi.
Pasuria e vetme që la pas ishte prona e tij intelektuale për të cilën kujdesen pasardhësit dhe organizma të ndryshme kulturore.
Përgatiti: Artan Gjyzel Hasani











