Arte & Media

Një koncert ndryshe i Mira Konçit në Manhattan - Nga Arenc Leka

 Arenc Leka - New York

Rastësia bëri që dy këngëtare, njëra amerikane dhe tjetra shqiptaro-amerikane, të këndonin përballe njëra-tjetrës në të njëjtën rrugë në Theatre District Manhattan. Stacey Kent në Birdland dhe Mira Konçi në Producers Club.

Dy këngëtare katërcipërisht të ndryshme në stil, por motivet e këngëve të tyre kishin të përbashkët një temë, dashurinë ndërnjerëzore.

Stacey Kent, me një përvojë shumëvjecare dha një performancë klas në sojin e saj të muzikës Jazz. E mbështetur nga një band profesionale dhe nga arranxhuesi kryesor i saj Jim Tomlinson në Birdland.

Mira Konçi, edhe ajo me përvojë shumëvjecare, na surprizoi me stilin komplet ndryshe të arranxhimeve në kitarre nga Faton Macula në Producers Club. Një koncert krejtësisht ndryshe, smooth Jazz në koncept dhe klas në interpretim.

Kurioziteti më çoi të zbuloj gjini këngësh të interpretuara nga Mỉra Konçi, që nuk i kisha dëgjuar më parë. Madje ishte hera e parë që e shoh atë në skenë.

Kënga e Erës është padyshim interpretimi më i mirë i ndjeshem e solid. E sprovuar ndër vite, e bën atë më koherent në interpretimin e saj në Manhattan.

Shtrirja e zërit të saj na përcolli këngët nga festivalet e hershme e deri më sot, të rikrijuara sërish.

Artistikisht e kompletuar për të kënduar 14 këngë, jo pak për një koncert dinjitoz që do këllqe të realizohet. Një spektakël i vetësponsorizuar e bën atë më të pavarur në arritjen unike të saj.

E mbështetur plotësisht nga publiku. Biletat ishin “Sold out” një jave më parë, çka tregon interesimin e dëshirën e madhe që komuniteti shqiptaro-amerikan ka për një artiste të dedikuar si Mira Konçi.

Profesionalisht e denjë për çdo skenë në Manhattan, Mira Konçi performoi njësoj si shumë këngëtare të famshme në llojin e vet.

Takimi me Stacey Kent u bë akoma më emocionues kur të dyja i uronin suksesin njëra-tjetrës.

Mira Konçi, “Bota” e Manhattan-it është e jotja! Presim koncerte të tjera dinjitoze nga ty!

© Arenc Leka