Histori

Si u bë Alaska amerikane - Nga Albana Lifschin

Albana Lifschin

Para se të bëhej territor i SHBA, Alaska i përkiste Rusisë. Rusia i ofroi Amerikës territorin e Alaskës për shitje në 1867. Shumica e anëtarëve të Kongresit amerikan nuk i entuziazmoi kjo ofertë. Për ta Alaska nuk ishte veçse sipërfaqe e mbuluar me male akulli. Sidoqoftë, sekretari i shtetit Uilliam Siuërd ishte i vendosur për blerjen e saj. Në fakt Siuërd kishte krijuar në mëndjen e tij vizionin e një Amerike perandorake që në të ardhmen do përfshinte madje edhe Kanadanë, Kubën, Amerikën qëndrore, Hauain, etj.

Alaska u ble me këmbënguljen e tij. Blerja kushtoi 7 milion e 200 mijë dollarë. Kongresmenët e quajtën Alaskën kutia e akullit e Siuërdit. Për Siuërdin ky ishte vetëm hapi i parë drejt zgjerimit të mëtejshëm. Në vitin 1896 në Alaska u zbulua flori në masë të konsiderueshme. Një vit më pas 50 000 njerëz u dyndën drejt Alaskës në kërkim të arit. Në territorin e Alaskës u zbuluan edhe metale të tjetra si bakër, qymyr, platin etj. Megjithatë pasuria më e madhe e Alaskës është peshkimi dhe tregëtia e gëzofeve.

Zhvillimi i industrisë së peshkimit dhe minerare si edhe fillimi i agrikulturës kërkonte një qeverisje më efektive të territorit të Alaskës. Kështu, në vitin 1912, asaj iu dha e drejta e vetëqeverisjes. Gjatë kësaj periudhe minierat e bakrit ishin të kontrolluara nga korporatat e mëdha që mund të përballonin shpenzimet e kërkimit të mineraleve nëntoksorë. Gjatë periudhës së depresionit në Amerikë, meqënëse çmimi i arit në Alaska ishte stabël, minierat e arit atje u bënë shumë fitimprurëse. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Alaskë u dërguan mbi 200 mijë vetë personel ushtarak dhe u ndërtuan baza ushtarake. Alaska u bë shtet në vitin 1959.