Një shembull i keq për të tjerët - Nga Ilir Ikonomi

Ilir Ikonomi
Në vitin 1920, Fan Noli, udhëheqës i shqiptarëve të Amerikës, klerik dhe erudit i diplomuar në Harvard, shkoi në Gjenevë si kryetar i delegacionit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.
Ishte koha e pasluftës botërore, kur shqiptarët e shihnin me shpresë të madhe ringritjen e kombit, i cili sapo i kishte shpëtuar copëtimit.
Kur u kthye në Tiranë, Noli i habiti njerëzit e qeverisë duke u vënë në tryezë letrat, ku dokumentoheshin një për një shpenzimet që kishte bërë gjatë kohës që qëndroi në Gjenevë: kaq për të ngrënat, kaq për hotel, kaq për udhëtime.
Një prej ministrave i tha: “Hirësi, je i pari që i jep hesap shtetit. Ky është një shëmbull i keq për ne të tjerët”.
*Fotoja e Nolit në Boston është e vitit 1940, pjesë e një koleksioni të rrallë të gjetur në Ebay.