Letërsi

Vangjush Ziko: Ora e babait

Babai im

ishte orëndreqës,

ora e tij mbi gjysmë shekulli

s' punon më,

pushoi më parë zemra e tij,

u shojt në çast si një rrufe

që le veç gjurmë të përvëluar,

ora vazhdoi ta matë kohën

gjersa shpirti i tij u ngjit në qiell,

akrepët mbi fushën e sedeftë

kanë mbetur të hapur

si krahët e zogut të vrarë fluturim

që le kujtim mbi dhé

hijen e tij në formë kryqi.

Tagged under Vangjush Ziko