Letërsi

Pergameni im - Nga Vangjush Ziko

Pergamen i harruar -

fletorja ime me vargje,

bëj ta hap

dhe nuk më shtyhen duart

(jam vetë personazh

në atë pergamen fletë-fletë),

pergamen i shkruar

me gjakun blu

të ëndrrave naive

dhe ëndrrave të çartura

mbi lëkurën time argasur

nga stinët indiferente

të jetës.

© Vangjush Ziko - Kanada