Letërsi

Vangjush Ziko - Duelet

Duelet klasike u harruan

nuk ndeshen më as kalorësit

as titanët me perënditë

ndeshen parlamentet

ndeshen partitë

në heshtje ndeshen shtetet,

Koha sekondante

indiferente numëron hapat

respekton distancën

armët kontrollon

(janë mbushur apo jo

me zëmëratë)

plagët nuk duken

(por gjak rrjedh)

nekrologjitë nuk shpallen,

(do kish më shumë nekrologji

se dritare),

Bota qan dhe qesh

mbështjell me cipën e zemrës

plagët.

Tagged under Vangjush Ziko