Vangjush Saro – Festë në errësirë
Festë e madhe po bëhet në park,
mbledhur brumbuj e insekte gjithfarë,
trokasin gotat e vijnë përqark;
për atë Zot, gosti e rrallë.
Megjithatë diçka nuk vete,
ndërkohë që afrohet errësira.
Një zë i fortë shkund bar e gjethe:
“Ç’na bëtë kështu, o humbësira?!
Dërgoni fjalë, të vijnë xixëllonjat
të ketë dritë, se u bë vonë
edhe për pak na u prish prish festa
e gratë do na vinin brirë.
Kush dreqin i ka bërë ftesat?”
Askush nuk flet në errësirë…











