Letërsi

Vangjush Ziko: RRUDHAT

në udhën e gjatë

të jetës

lind shpesh

pyetja dyfishe

(binjake)

mos, vallë,

u lodhe

duhet pushuar

ecja më tej

a ka kuptim

ti prej mishi

(aspak prej guri)

me zemrën e ndjeshme

ndaj erës

së borzilokut

dhe mallin

për manushaqet

e prillit

me kallot e ashpra

të shpirtit

hekuros rrudhat

(s' hekuroset

pergameni

prej lëkure

keci

të sertë)

Tagged under Vangjush Ziko